Zarif: Irani vazhdon të jetë i gatshëm për dialog me fqinjët
Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka theksuar qëndrimin e Republikës Islamike të Iranit në mbështetje ndaj dialogut rajonal në kuadër të stabilitetit dhe zhvillimit të vendeve dhe për kthimin e shpresës te popujt e rajonit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e enjte në faqen e tij në Twitter në gjuhën arabe, ka shkruar: “Irani vazhdon të jetë i interesuar për dialog me fqinjët e vet dhe është i gatshëm të luajë rol në çfarëdo lloj iniciative që është në favor të popujve të rajonit”.
Zarif ka shtuar: “Irani mirëpret dhe mbështet çfarëdo lloj iniciative e cila i kthen shpresën popujve të rajonit dhe sjell për ata stabilitetin dhe qetësinë”.