Arabia Saudite nuk lejon Iranin të marrë pjesë në samitin e OBI
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abas Musavi tha të dielën se Arabia Saudite nuk lejoi që Republika Islamike e Iranit të marrë pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) në Xheddah.
Në vazhdën e zbulimit të planit sionist të njohur si "Marrëveshja e Shekullit" nga presidenti amerikan, mbledhja e jashtëzakonshme do të mbahet më 3 shkurt, shtoi diplomati iranian. Takimi ka për qëllim diskutimin e marrëveshjes së shekullit, tha Musavi duke shtuar se Irani është ftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OBI. Qeveria e Arabisë Saudite deri më tani nuk ka lëshuar vizat për delegacionin iranian, theksoi Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane. Ministria e Jashtme iraniane ka protestuar zyrtarisht për këtë çështje, tha ai duke përmendur se është vënë në dyshim seriozisht kualifikimi i regjimit saudit për të vazhduar të jetë nikoqiri i selisë së OBI.