Përfaqësues i Iranit në Vjenë takohet me sekretarin e përgjithshëm të OPEC
(last modified Thu, 20 Feb 2020 13:00:01 GMT )
Shkurt 20, 2020 14:00 Europe/Tirane
  • Përfaqësues i Iranit në Vjenë takohet me sekretarin e përgjithshëm të OPEC

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë të Austrisë dhe sekretari i përgjithshëm i organizatës OPEC gjatë një takimi, kanë biseduar për zhvillimet më të fundit në tregun e naftës pas përhapjes së virusit Korona në Kinë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Kazem Gharibabadi, ambasador dhe përfaqësues i përhershëm i Iranit pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë të Austrisë, në takim me Mohammed Barkino, sekretarin e përgjithshëm të OPEC, ka dënuar sanksionet e paligjshme të Amerikës kundër Iranit dhe ka theksuar rolin e rëndësishëm të OPEC për të ndihmuar ruajtjen e stabilitetit të qëndrueshëm në tregjet e naftës dhe për sigurimin e interesave reciproke të prodhuesve dhe konsumatorëve.

Mohammed Barkino nga ana e tij, në këtë takim theksoi nevojën për kryerjen e konsultimeve të afërta mes anëtarëve të OPEC dhe gjithashtu vendeve joanëtare të OKB, sidomos në rrethana të paqarta aktuale.

 

Tags