Spitalet iraniane të gatshme për të pranuar të prekurit nga Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95167-spitalet_iraniane_të_gatshme_për_të_pranuar_të_prekurit_nga_korona
Zv/ministri i shëndetësisë së Iranit njoftoi gatishmërinë e spitaleve në vend për të pranuar të prekurit nga virusi korona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 01, 2020 05:09 Europe/Tirane
  • Spitalet iraniane të gatshme për të pranuar të prekurit nga Korona

Zv/ministri i shëndetësisë së Iranit njoftoi gatishmërinë e spitaleve në vend për të pranuar të prekurit nga virusi korona.

Kasem Xhan Babai, zv/ministër i shëndetësisë së Iranit në një letër drejtuar universiteteve shkencore mjekësore në të gjithë Iranin deklaroi: Duke pasur parasysh domosdoshmërinë e kontrollit dhe kujdesit të pacientëve të prekur nga virusi korona, të gjitha spitalet në vend duhet të parandalojnë shtrimin e pacientëve jo urgjent dhe të jenë në gjendje gatishmërie për të pritur pacientët e prekur nga virusi korona. Në të gjitha spitalet e vendit gjithashtu duhet të krijohet një komitet për trajtimin special të të prekurve nga virusi korona. Numri i të prekurve nga virusi korona në Iran ditën e shtunë u deklarua 593 persona, të kuruarit 123 dhe personat që kanë humbur jetën 43 persona. Deri tani më shumë se 85 mijë persona në të gjithë botën janë infektuar me virusin korona prej të cilëve 39 mijë janë përmirësuar ndërsa 2900 kanë humbur jetën.