Shtohet numri i viktimave të virusit Korona në Iran
Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se deri më tani 978 persona janë infektuar me virusin Korona në Iran.
Kejanush Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, sot në konferencën për shtyp tha: “Sipas rezultateve të analizave që janë bërë deri më tani është konfirmuar se në Iran deri më tani 978 persona janë infektuar me virusin Korona dhe prej 54 persona kanë humbur jetën si pasoj infektimit me këtë virus”.
Sipas Kejanush Xhahanbakhsh, deri më tani në Iran janë kuruar 175 persona të infektuar me virusin Korona dhe janë liruar nga spitali.
Vlen të theksohet se virusi Korona ka filluar të përhapet në dhjetor të vitit 2019, në qytetin Wuhan të Kinës dhe aktualisht ky virus është përhapur në 60 vende të botës.
Sipas statistikave më të fundit, deri më tani mbi 87000 persona janë infektuar me virusin Korona në të gjithë botën dhe mbi 2900 persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi.