Ajetullah Khamenei: Të zbatojmë sugjerimet e autoriteteve shëndetësore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95229-ajetullah_khamenei_të_zbatojmë_sugjerimet_e_autoriteteve_shëndetësore
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit pasi ka mbjell dy fidanë të pemëve me rastin e ditës mbjelljes së fidanëve, ka dhënë disa sugjerime në lidhje me virusin e përhapur në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 03, 2020 11:05 Europe/Tirane
  • Ajetullah Khamenei: Të zbatojmë sugjerimet e autoriteteve shëndetësore

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit pasi ka mbjell dy fidanë të pemëve me rastin e ditës mbjelljes së fidanëve, ka dhënë disa sugjerime në lidhje me virusin e përhapur në Iran.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, të martën me rastin e ditës së mbjelljes së fidanëve dhe javës së natyrës në Iran, pasi ka mbjell dy fidanë të pemëve, mbjelljen e pemëve e quajturi një veprim të begatshëm ndërsa në lidhje me përhapjen e virusit Korona, deklaroi: “Ashtu si më parë, edhe një herë e konsideroj të nevojshëm për të falënderuar mjekët dhe infermierët dhe të gjithë personelin mjekësor të cilët po bëjnë një punë shumë të çmuar e cila është sikur lufta në rrugën e Zotit”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik në vazhdim duke bërë lutje për shërim sa më të shpejtë të personave të infektuar dhe durim sa më të madh për familjet e viktimave të shkaktuar nga ky virus, tha: “Nuk duhet anashkaluar sugjerimet dhe urdhëresat e autoriteteve shëndetësore në lidhje me parandalimin e përhapjes së virusit Korona, sepse Zoti na ka urdhëruar që të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të ndjejmë përgjegjësi ndaj shëndetit të njerëzve të tjerë”.

Ajetullah Khamenei gjithashtu ka thënë: “Natyrisht se kjo sëmundje është e madhe, mirëpo nuk duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet ta bëjmë më të madhe se sa që është në të vërtetë. Unë shpresoj shumë në lutjen që buron nga zemra e pastër e të rinjve dhe njerëzve të devotshëm për mbrojte përball të këqijave të mëdha, sepse lutja pranë Fronit Hyjnor dhe kërkimi i ndërmjetësimit pranë Profetit të nderuar të Islamit dhe imamëve të nderuar, mund të mënjanojë shumë probleme”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit shtoi: “Autoritetet tona që nga dita e parë me sinqeritet dhe transparencë të plotë kanë informuar publikun, mirëpo disa shtete të tjera edhe pse kanë numër më të madh të personave të infektuar me virusin Korona, nuk publikojnë informacione të vërteta”.