Në Iran përmirësohen 552 persona të infektuar me virusin Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95252-në_iran_përmirësohen_552_persona_të_infektuar_me_virusin_korona
Ministria e Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani 552 persona të infektuar me virusin Korona janë përmirësuar dhe janë liruar nga spitalet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 04, 2020 13:02 Europe/Tirane
  • Në Iran përmirësohen 552 persona të infektuar me virusin Korona

Ministria e Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani 552 persona të infektuar me virusin Korona janë përmirësuar dhe janë liruar nga spitalet.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Kejanush Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, të mërkurën ka thënë se deri më tani 2922 persona janë infektuar me virusin Korona në Iran dhe nga ky numër 92 persona kanë humbur jetën ndërsa deri më tani 552 persona janë përmirësuar dhe janë liruar nga spitalet.