Iran, kurohen mbi 700 persona të infektuar me virusin Korona
Mars 05, 2020 12:31 Europe/Tirane
Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se deri më tani 739 persona të infektuar me virusin Korona në Iran, janë kuruar dhe liruar nga spitalet.
Kejanush Xhahanpur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, ditën e enjte në konferencën për shtyp tha: "Deri më tani janë shënuar 3513 raste të personave të infektuar me virusin Korona. Nga kjo shifër për fat të keq kanë humbur jetën 107 persona, ndërsa deri më tani 739 persona të infektuar me virusin Covid-10 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet.
Tags