Lideri Suprem i Iranit: India të ndalë vrasjen e myslimanëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95279-lideri_suprem_i_iranit_india_të_ndalë_vrasjen_e_myslimanëve
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei ka paralajmëruar qeverinë e Indisë kundër vrasjes së vazhdueshme të myslimanëve, duke thënë se fushata vrasëse e tanishme që po ndodh kundër myslimanëve në Indi do të çojë në izolimin e Nju Delhit në Botën Islamike.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 05, 2020 18:28 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem i Iranit: India të ndalë vrasjen e myslimanëve

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei ka paralajmëruar qeverinë e Indisë kundër vrasjes së vazhdueshme të myslimanëve, duke thënë se fushata vrasëse e tanishme që po ndodh kundër myslimanëve në Indi do të çojë në izolimin e Nju Delhit në Botën Islamike.

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik i bëri këto deklarata të enjten në një postim në gjuhët urdu, anglisht dhe persisht, ku dënoi ashpër fushatën e vrasjes brutale të më shumë se 40 myslimanëve gjatë një periudhe katër-ditore dhune që filloi në New Delhi në 23 shkurt. "Zemrat e myslimanëve në të gjithë botën janë të pikëlluara për masakrimin e myslimanëve në Indi," theksoi Ajetollah Khamenei. “Qeveria e Indisë duhet të përballet me Hindutë ekstremistë dhe partitë e tyre dhe të ndalojë masakrimin e myslimanëve në mënyrë që të evitojë izolimin e Indisë në Botën  Islame, "theksoi Lideri Suprem i Revolucionit Islamik. Të hënën, Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif u kërkoi "autoriteteve indiane të sigurojnë mirëqenien e të gjithë indianëve dhe të mos lejojnë këtë diskriminim të pakuptimtë ndaj myslimanëve", duke shtuar se "rruga përpara qëndron në dialogun paqësor dhe në sundimin e ligjit". Më pas, India thirri ambasadorin iranian në New Delhi për të protestuar ndaj komenteve të Zarif. Të martën, populli iranian, studentë të universitetit dhe seminaristë zhvilluan një protestë përpara ambasadës indiane në kryeqytetin Teheran për të denoncuar masakrën kundër myslimanëve në Indi.