Lideri Suprem i Revolucionit Islamik shpall mobilizimin e Forcave të Armatosura
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95452-lideri_suprem_i_revolucionit_islamik_shpall_mobilizimin_e_forcave_të_armatosura
Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, këtë të enjte, 12 mars, i dërgoi një dekret të rëndësishëm Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit , Gjeneral Brigade, Muhamed Bakeri, në një tekst në të cilin flet për "një sulm të mundshëm biologjik" kundër Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 12, 2020 16:55 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem i Revolucionit Islamik shpall mobilizimin e Forcave të Armatosura

Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, këtë të enjte, 12 mars, i dërgoi një dekret të rëndësishëm Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit , Gjeneral Brigade, Muhamed Bakeri, në një tekst në të cilin flet për "një sulm të mundshëm biologjik" kundër Iranit.

Në dekretin e tij, Ajetollah Khamenei vlerëson lartë "përpjekjet e palodhshme të forcave të armatosura" që synojnë të luftojnë me epideminë e Covid-19, ndërsa thekson nevojën që këto forca të organizohen në një "bazë të fushatës shëndetësore" me qëllim ndalimin e epidemisë. "Kjo masë mund të marrë aspektin e një manovre të mbrojtjes biologjike dhe të forcojë fuqinë dhe autoritetin tonë kombëtar, përderisa Epidemia e shkaktuar nga Covid-19 është, sipas të dhënave të caktuara, një sulm biologjik", theksoi Lideri Suprem i Revolucionit Islamik. Më tej, në dekretin e tij, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik i rekomandon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit që Forcat e Armatosura të rrisin numrin e qendrave shëndetësore siç janë "spitalet në terren, qendrat konvulsive dhe të kryejnë një ndarje të detyrave dhe misioneve midis organizatave dhe sektorëve të ndryshëm të Forcave të Armatosura. “Komanda e Forcave të Armatosura do të duhet të veprojë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Zoti i Madhërishëm riktheftë shëndetin e kombit iranian dhe t'i garantojë atij sigurinë, "shkruan Lideri Suprem i Revolucionit Islamik dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.