Paralajmërimet e kreut të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura
Donald Trump i cili është futur në vorbullën e përhapjes së virusit korona në Amerikë, ditë më parë me një ton agresiv dhe gjuhë kërcënuese edhe një herë është munduar ta paraqesë iranian si faktor të tensioneve dhe krizave në rajon.
Donald Trump në një mesazh në Twitter ka shkruar se sipas informacioneve Irani apo grupet e varura prej tij po mundohen të kryejnë operacione befasuese kundër forcave apo qendrave amerikane në Irak. Nëse kjo ndodh Irani do ta paguajë rëndë. Presidenti amerikan gjithashtu duke përsëritur kërcënimet kundër Iranit ka pretenduar se ekonomisë dhe forcave ushtarake të Iranit i është dhënë goditje shumë e rëndë dhe Amerika është e gatshme të ndihmojë Iranin. Në përgjigje të kërcënimeve të Trump, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit deklaroi se Irani do të tregojë reagimin më të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara nëse Uashingtoni bën ndonjë veprim për të minuar sigurinë e Republikës Islamike. "Nëse amerikanët ndërmarrin hapin më të vogël kundër sigurisë së vendit tonë, ata do të përballen me reagimin më të ashpër," tha gjeneralmajor Muhamed Bakeri në aludim ndaj veprimeve të fundit të ndërmarra nga ushtria amerikane në Irakun fqinj, të cilat nga shumë ekspertë janë parë si një prelud i një sulmi të mundshëm të SHBA mbi Njësitë e Mobilizimit Popullor (PMU) në Irak. "Ditët e fundit kemi dëshmuar një rritje të dukshme në aktivitetet ushtarake të SHBA-së në Irak dhe në Gjirin Persik," tha gjeneralmajor Muhamed Bakeri. "Në frontet psikologjike dhe mediatike, ata (amerikanët) janë angazhuar në shpërndarje masive të lajmeve që tregojnë se ata kanë plane kundër grupeve të rezistencës në Irak dhe ndaj Hashd al-Sha'abit," tha gjenerali iranian duke shtuar: "Ne po i monitorojmë plotësisht aktivitete të tilla". Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit ju referua aksioneve të ndërmarra gjatë javëve të fundit kundër bazave amerikane në të gjithë Irakun si "reagim i natyrshëm i" forcave të Irakut dhe forcave të rezistencës ndaj atentateve kriminale të kryera nga amerikanët" në vendin arab në fillim të janarit. Më herët Asistenti dhe këshilltari i lartë i komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit kat hënë: Aktualisht ka ardhur koha e rrëzimit të fuqisë politikë dhe ushtarake të Amerikës në botë dhe në rajonin e Azisë Perëndimore. Kolonel Sejed Jahja Rahim Safavi, në një mesazh të tij në Twitter duke reaguar ndaj pranisë së jashtëligjshme të ushtrisë terroriste të Amerikës në Irak ka shkruar: Qeveria dhe pushtetarët amerikanët duhet të qartësojnë qëndrimin e tyre në respektimin e normave dhe dispozitave ndërkombëtare. Parlamenti irakian në një rezolutë të tij ka kërkuar largimin e forcave terroriste amerikane nga territori irakian dhe vazhdimi i pranisë së këtyre forcave është shkelje e sovranitetit kombëtar të Irakut. Safavi ndër të tjera shtoi: Nëse qeveria dhe pushtetarët amerikanë nuk respektojnë normat dhe dispozitat ndërkombëtare, ata duhet të paguajnë pasojat e qëndrimit të jashtëligjshëm dhe pushtimit të Irakut, pasi populli irakian ka të drejtë ligjorë të vetëmbrohet përballë aventurave dhe veprimeve arrogante të Amerikës.