Irani: Virusi i njëanshmërisë është pengesë në luftën globale kundër Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96062-irani_virusi_i_njëanshmërisë_është_pengesë_në_luftën_globale_kundër_korona
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit theksoi: Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) po koordinon mirë situatën për të luftuar koronavirusin, megjithëse virusi i njëanshmërisë ndikon negativisht në veprimet kolektive.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 07, 2020 18:55 Europe/Tirane
  • Irani: Virusi i njëanshmërisë është pengesë në luftën globale kundër Korona

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit theksoi: Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) po koordinon mirë situatën për të luftuar koronavirusin, megjithëse virusi i njëanshmërisë ndikon negativisht në veprimet kolektive.

7 Prilli përkon me Ditën Botërore të Shëndetit. Abas Mousavi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në faqen e tij në Twitter deklaroi se Dita Botërore e Shëndetit është një moment i favorshëm për të rimenduar dhe rishikuar botën pas virusit korona.  Nëse lufta globale me Covid-19 çon në solidaritet dhe bashkëpunim global, atëherë kriza e virusit Korona mund të konsiderohet një mundësi. Aktualisht, të gjitha vendet e botës janë të përfshira në luftën kundër koronavirusit.