Irani: Prania ushtarake amerikane në Gjirin Persik faktor pasigurie
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96301-irani_prania_ushtarake_amerikane_në_gjirin_persik_faktor_pasigurie
Ministri i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit, në kuadër të ceremonisë për ditën e ushtrisë ka deklaruar se prania e forcave ushtarake amerikane në gjirin Persik është faktor pasigurie.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 18, 2020 02:55 Europe/Tirane
  • Irani: Prania ushtarake amerikane në Gjirin Persik faktor pasigurie

Ministri i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit, në kuadër të ceremonisë për ditën e ushtrisë ka deklaruar se prania e forcave ushtarake amerikane në gjirin Persik është faktor pasigurie.

Gjeneral Amir Hatami, ministër i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit, duke reaguar ndaj deklaratës së organizatës terroriste CENTCOM mbi praninë e mjeteve lundruese të Iranit në gjirin Persik ka thënë: Ajo që bëhet shkak për pasiguri në rajonin e gjirit Persik është prania e jashtëligjshme dhe agresive e amerikane të cilët nga ajo anë e botës kanë ardhur dhe janë afruar tek kufijtë tanë dhe lëshojnë pretendime të pabaza. Organizata terroriste CENCTOM ditën e enjte ka nxjerrë një deklaratë ku ka pretenduar se mjetet lundruese ushtarake të Iranit u janë afruar 6 anijeve luftarake amerikane duke i ngacmuar këto anije. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj pretendimeve të autoriteteve amerikane kundër Iranit ka rishkruar në Twitter një mesazh të një viti më parë, që është titullar “ Përkujtimi Vjetor”. Në këtë mesazh ministri Zarif deklaroi: Mesa duket forcat detare amerikane nuk mund të gjejë rrugën në ujërat tona. Ndoshta për këtë arsye se nuk e dinë emrin e këtyre ujërave. Gjiri Persik ka ekzistuar 2 mijë vjet përpara sesa Amerika të shfaqjes dhe të ekzistonte. Megjithatë ata nuk e dinë se çfarë bëjnë 7 mijë milje larg nga shtëpia e tyre dhe pranë shtëpisë tonë! Deklarata e ministrit iranian të mbrojtjes në ditën kombëtare të ushtrisë gjithashtu përcjell një mesazh të qartë. Gjeneral Hatami deklaroi: Ne jemi në shtëpinë tonë, ndërsa ata kanë ardhur nga ajo anë e botës me qëllim që për vendet e rajonit të krijojnë probleme me sanksione dhe kërcënime.