Garda Revolucionare paralajmëron Uashingtonin: "Gjiri Persik nuk është Hollywood !!"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96352-garda_revolucionare_paralajmëron_uashingtonin_gjiri_persik_nuk_është_hollywood_!!
Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) në një deklaratë e ka quajtur "Hollywoodian" dhe "Të sajuar" versionin amerikan të incidentit që ndodhi më 15 Prill në Gjirin Persik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 19, 2020 15:57 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare paralajmëron Uashingtonin:

Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) në një deklaratë e ka quajtur "Hollywoodian" dhe "Të sajuar" versionin amerikan të incidentit që ndodhi më 15 Prill në Gjirin Persik.

"Pas publikimit të një njoftimi për shtyp nga Flota e Pestë e Marinës së Shteteve të Bashkuara, dhe deklaratave pasuese të autoriteteve politike dhe ushtarake amerikane, të cilët pretenduan se në 15 Prill 2020, 11 anije të IRGC iu afruan me rrezikshmëri luftanijeve amerikane në veri të Gjirit Persik, ne i këshillojmë amerikanët që të respektojnë rregulloret ndërkombëtare dhe protokollet detare në Gjirin Persik dhe Detin Arabik, dhe të përmbahen nga çdo histori apo aventurë e rreme ose e falsifikuar ", tha në një njoftim për shtyp zyra e marrëdhënieve me publikun e Gardës Revolucionare të Iranit. "Gjatë javëve të fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të sjelljeve joprofesionale nga Marina e SHBA në Gjirin Persik, çka kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Në 7 Prill 2020 në orën 23:00, Marina amerikane bllokoi rrugën për anijen iraniane Shahid Siavashi që kthehej nga një mision në juglindje të ishullit Fars. Ekzaminimi i kutisë së zezë të kësaj anije tregon se anijet luftarake amerikane, fillimisht injoruan paralajmërimet, por përfundimisht u detyruan të hapin rrugën. Marina e IRGC ka shtuar patrullimin e saj detar në Gjirin Persik për të parandaluar sjellje të paligjshme, joprofesionale, të rrezikshme dhe madje edhe aventureske, si dhe për të rritur sigurinë e anijeve kombëtare dhe për të luftuar kontrabandën e karburanteve. Në këtë kuadër, më 15 Prill 2020, pasi deklaroi një shtetrrethim në zonat stërvitore, të cilat në të kaluarën janë shënuar me koordinata speciale në hartë, Marina e IRGC dërgoi një flotë me 11 anije në rajon që u përballën me anijet luftarake amerikane. Megjithë sjelljen joprofesionale dhe provokimin e anijeve amerikane, të cilat fillimisht i injoruan paralajmërimet, anijet iraniane më në fund arritën t'i detyrojnë të largohen nga zona. Flota e pestë e Marinës amerikane e vendosur në rajon dha një version të pasaktë të incidentit në njoftimin e saj për shtyp, duke treguar interesin e Amerikës për versionin Hollywoodian të ngjarjeve. Ne u kërkojmë amerikanëve të respektojnë rregulloret ndërkombëtare dhe protokollet detare në Gjirin Persik dhe Detin Arabik dhe të përmbahen nga çdo aventurizëm. Të jeni të sigurt se Marina e IRGC dhe Forcat e Armatosura të Republikës Islamike të Iranit e konsiderojnë sjelljen e rrezikshme të të huajve në rajon si një nga kërcënimet për sigurinë e tyre kombëtare dhe do të përgjigjen me forcë ndaj çdo përllogaritje të gabuar".