Nesër, të shtunën, dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit në Iran
Zyra e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit ka deklaruar se nesër e shtunë është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit në Iran.
Zyra informative e Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, njoftoi ekipet për observimin e hënës në të gjithë Iranin së bashku me pajisjet përkatëse të enjten pasdite kanë filluar observimin e hënës, por hëna nuk është dukur dhe kështu nesër (e shtunë) është deklaruar dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit të vitit 1441 hixhri kamerik.
Zyra e Ajetullah Sistani, autoritetit të lartë fetar të myslimanëve shiitë në Irak gjithashtu ka deklaruar se sot (e premte) është dita e fundit e muajit Shaban dhe nesër e shtunë, është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit.
Vlen të theksohet se në disa vende myslimane si Siri, Kuvajt, Emirate të Bashkuara Arabe etj., sot e premte është shpallur dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit.