Mesazh ngushëllimi i Ajetullah Khamenei me rastin e vdekjes së Ajetullah Emini
Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, me anë të një mesazhi, ka shprehur ngushëllim për vdekjen e dijetarit të njohur dhe revolucionar Ajetullah Ibrahim Imeni, anëtar i Kuvendit të Ekspertëve të Lidershipit.
Ajetullah Ibrahim Emini, anëtari i Kuvendit të Ekspertëve të Lidershipit, pas një sëmundje për një kohë të gjatë, të premten në mbrëmje ka ndërruar jetë në qytetin Kum.
Ajetullah Khamenei ditën e shtunë me anë të një mesazhi, duke shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajetullah Emini për Shkollën Fetare të Kumit, dijetarët dhe dashamirësit e këtij dijetari fetar, ka thënë: “Jeta e begatshme e këtij dijetari fetar, e gjitha i është kushtuar shkencave fetare dhe përhapjes së mësimeve të Islamit si dhe veprimtarisë politike dhe shoqërore dhe pranisë aktive në kryerjen e funksioneve të ndryshme zyrtare në sistemin e Republikës Islamike të Iranit si imam i namazit të së premtes dhe anëtarësimi në Kuvendin për Përcaktimin e Interesave të Shtetit dhe në institucione të tjera vendimmarrëse fetare dhe shoqërore”.
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në këtë mesazh shtoi: “Rruga e ngritjes së virtyteve shpirtërore që ka ndjekur ky dijetar i shquar fetar, tregon një shembull shumë të bukur të devotshmërisë dhe largimit nga lakmitë e jetës materiale”.
Edhe Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, me anë të një mesazhi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajetullah Emeni dhe ka thënë: “Ky dijetar revolucionar gjatë jetës së tij të begatshme ka kryer funksione të ndryshme shtetërore, politike dhe shoqërore dhe ka lënë mbrapa vepra dhe eksperiencë të shquar për popullin iranian”.