Lideri Suprem: Kurani i mëson besimtarët të mos frikësohen nga armiku
(last modified Sat, 25 Apr 2020 19:30:17 GMT )
Prill 25, 2020 21:30 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem: Kurani i mëson besimtarët të mos frikësohen nga armiku

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei i ka bërë thirrje popullit iranian të mos ketë frikë nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera arrogante.

Ajetollah Khamenei i bëri komentet të Shtunën pasi mori pjesë në një eveniment të recitimit të Kuranit për të shënuar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ai e ndoqi këtë aktivitet fetar përmes videokonferencës në përputhje me udhëzimet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. "Frika nga SHBA-të do të rezultojë në pasoja të hidhura dhe ne kemi dëshmuar në vitet e kaluara se frika e disa shtetarëve tanë nga SHBA shkaktoi probleme të vështira për ta," deklaroi Lideri Suprem i Revolucionit Islamik. Ai kërkoi guxim dhe qëndrueshmëri përballë armiqve dhe tha se disa shtete myslimane kanë vuajtur poshtërim si rezultat i mosrespektimit të fuqisë së tyre dhe i frikës nga fuqitë tiranike. Ajetollah Khamenei uroi ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe u bëri thirrje myslimanëve të veprojnë sipas mësimeve të Kuranit të shenjtë që mund të shpëtojnë tërë njerëzimin. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik shtoi se Kurani ka udhëzime për zgjidhjen e problemeve të qenieve njerëzore dhe deklaroi se disa vargje të librit të shenjtë u mësojnë njerëzve marrëdhëniet shoqërore që u duhen në jetën e tyre. Ai theksoi se respektimi i udhëzimeve praktike të Kuranit është mënyra e vetme për të shpëtuar njerëzimin nga mizoria, diskriminimi, lufta, pasiguria, depresioni, zbehja e vlerave dhe për të vendosur sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien. Kurani i shenjtë i udhëzon qeniet njerëzore të përdorin pasurinë dhe fuqinë e tyre për zhvillimin e jetës së njerëzve të tjerë dhe të ndihmojnë njerëzit në nevojë, deklaroi Lideri Suprem. Ajetollah Khamenei theksoi se Kurani i Shenjtë i mëson myslimanët të mos u besojnë aspak despotëve.

 

Tags