Paraljmërimet e Iranit mbi veprimet e jashtëligjshme të Amerikës në gjirin Persik
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit deklaroi se prania e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në rajonin e Azisë Perëndimore ka qenë burimi i pasigurisë për vendet e rajonit, duke paralajmëruar se çdo veprim provokues nga forcat amerikane do të përballet me përgjigjen kategorike të Forcave të Armatosura të Iranit.
Në një deklaratë të publikuar të hënën, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit theksoi: "Sjelljet me rrezik të lartë, të cilat e bëjnë të pasigurt transportin në ujërat rajonale, kanë filluar që kur shteti aventuresk dhe terrorist i Amerikës dhe disa prej aleatëve të tij erdhën te ky rajon i ndjeshëm. " "Siç është paralajmëruar në mënyrë të përsëritur, Republika Islamike e Iranit kurrë nuk ka iniciuar dhe nuk do të fillojë kurrë ndonjë tension dhe konflikt në rajon, por gjithmonë do të mbrojë integritetin e saj territorial me vendosmëri, forcë dhe fuqi", tha organi i lartë ushtarak i Iranit, duke shtuar: "Çdo akt aventurizmi, shantazhimi dhe provokimi do të përballet me përgjigjen vendimtare të Forcave të Armatosura të Iranit dhe forcat armiqësore, përfshirë SHBA, do të jenë përgjegjëse për pasojat." "Republika Islamike beson fuqimisht se vendet e rajonit kanë aftësi të nevojshme për të ruajtur sigurinë në Gjirin Persik, në ngushticën strategjike të Hormuzit dhe në Detin e Omanit dhe të garantojnë sigurinë e rrjedhës së energjisë në rajon", thuhet në deklaratë. "Koalicionet e rreme jashtë-rajonale të udhëhequra nga SHBA, jo vetëm që nuk do të ndihmojnë në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në këtë rajon, por gjithashtu do të dëmtojnë rendin dhe sigurinë rajonale," theksohet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit. "Presidenti i SHBA Donald Trump është në një gjendje konfuze për shkak të dështimit të tij si brenda, ashtu edhe jashtë. Ekonomia amerikane, perspektiva e falimentimit të më shumë se 1.500 korporatave të mëdha dhe bashkimi i pesëdhjetë milion njerëzve në mesin e të papunëve janë problemet me të cilat përballet Presidenti Trump". "Për të mbuluar këtë dështim, në përpjekje për të dalë nga ky izolim ndërkombëtar dhe për të parandaluar ngritjen e Kinës si një superfuqi alternative, është mëse e mundshme që Trump "të luajë "duke filluar një luftë me Iranin, duke menduar kështu që ai mund të dalë nga kriza aktuale globale ekonomike dhe e naftës. Irani, shumë më pak i prekur, madje e ka lejuar veten të bëhet më i fuqishëm, sepse ky vend, pas bllokadave të vendosura mbi të, nuk eksporton shumë naftë, dhe gjithashtu është në prag të kontrollit të epidemisë së koronavirusit. Së fundmi, nisja e suksesshme dhe vendosja në orbitë e satelitit të parë ushtarak "Nur" e konfirmoi para botës aftësinë balistike të Iranit,"thuhet në artikullin e Rai Al-Youm. Sipas Atëan, tensionet filluan të përshkallëzohen kur Presidenti Trump urdhëroi forcat detare të vendit të tij që të qëllonin dhe shkatërronin çdo anije iraniane që i ngacmon në Gjirin Persik, duke iu referuar lajmit të 11 anijeve iraniane që ju afruan anijeve amerikane në zonë një javë më parë. Artikulli vazhdon se "Gjeneralmajor Husein Salami, Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, reagoi fuqimisht ndaj kërcënimeve provokuese nga Shtetet e Bashkuara dhe kërcënoi që forcat detare të vendit të tij do të shkatërronin të gjitha anijet amerikane që do të rrezikonin interesat e Iranit në Gjirin Persik. Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë kufijtë tanë detarë dhe të sigurojmë sigurinë e anijeve tona, dhe do t'i përgjigjemi fort çdo veprimi armiqësor". Iranianët kanë të drejtë në qëndrimin e tyre, nëse u përgjigjen kërcënimeve amerikane për të shkatërruar anijet e tyre në Gjirin Persik ose në atë që u përmend nga Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, i cili premtoi se Irani do të paguante një çmim të rëndë për lëshimin e satelitit, për të cilin pretendon se shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Por atëherë, çfarë duhet të mendojmë për praninë e forcave amerikane në Gjirin Persik, i cili është më shumë se dhjetë mijë kilometra larg tokave të tyre, dhe që kur hapësira i përket Shteteve të Bashkuara, që ata të kundërshtojnë lëshimi i një sateliti iranian, apo të ndonjë kombësie tjetër.