Dita kombëtare e Gjirit Persik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96610-dita_kombëtare_e_gjirit_persik
Sot në Iran festohet dita kombëtare e Gjirit Persik. 29 prilli në kalendarin iranian është quajtur dita kombëtare e gjirit Persik pasi përkon me largimin e portugezëve nga ujërat jugore të iratin në vitin 1622.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Prill 29, 2020 07:19 Europe/Tirane
  • Dita kombëtare e Gjirit Persik

Sot në Iran festohet dita kombëtare e Gjirit Persik. 29 prilli në kalendarin iranian është quajtur dita kombëtare e gjirit Persik pasi përkon me largimin e portugezëve nga ujërat jugore të iratin në vitin 1622.

Dita kombëtare e Gjirit Persik është dita e krenarisë së iranianëve të cilët u ngritën në mbrojtje të ujërave territorial të tyre dhe nuk lejon pushtimin e vendit nga të huajt. Gjiri Persik është një rajon që kufizohet me detin e Omanit dhe ndodhet mes Iranit dhe gadishullit arabik. Emri i këtij gjiri përgjatë historisë ka pasur emërtime të ndryshme si Gjiri Persik apo Deti Persik. Me gjithë dokumentet dhe faktet historike dekadat e fundit disa vende arabe të gjirit Persik që nga vitet 60 janë munduar të ndryshojnë identitetin e këtij rajoni mirëpo ata kurrë nuk do t’ia arrijnë këtij qëllimi. Sekretariati i OKB ka nxjerrë dy deklarata ku thekson se në bazë të dokumenteve, hartave dhe gjeografisë kjo zonë quhet Gjiri Persik. Gjiri Persik është rajoni më i rëndësishëm për kalimin e anijeve të naftës dhe ai ka lidhje të pandarë me civilizimin e kombit iranian. Gjiri Persik si një prej rrugëve kryesore të transportit detar gjithmonë ka pasur rëndësi politike dhe sot është një prej zonave më të rëndësishme të linjave detare në botë. Ky rajon gjithmonë është përdorur për kalimin e anijeve tregtare [për lidhjen e lindjes me perëndit dhe për këtë gjithmonë ka qenë i lakmuar nga fuqitë rajonale dhe botërore. Vendet arabe të rajonit të Gjirit Persik kohët e fundit janë munduar shumë për të tjetërsuar emrin e këtij rajoni, emër që është regjistruar që në kohë të lashta. Gjiri Persik është një prej zonave më të rëndësishme dhe m të njohura detare në botë për të cilin kanë shkruar grekët e lashtë. Gjiri Persik është një prej zonave më të rëndësishme të naftës në botë dhe të civilizimin iranian dhe për emrin e tij ekzistojnë dokumente të shkruara dhe ai është përmendur në të gjitha marrëveshjet mes kombeve të ndryshme. Gjiri Persik është një venë gjaku jetike për Republikën Islamike të Iranit. Kështu ka deklaruar Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili në një mesazh të tij me rastin e 29 prillit ditës kombëtare të Gjiri Persik në Iran ka uruar këtë ditë të shënuar. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pasi kritikoi disa vende dhe persona që mundohen të ndryshojnë emrin e Gjirit Persik ka thënë: Disa prej tyre përmendin termin gjiri ndërkohë që emri i rajonit është Gjiri Persik. Disa të tjerë përdorin emrin fals të këtij rajoni dhe janë pikërisht këta që duan të ndryshojnë historinë. 29 prilli i vitit 2020 përkon me datën e daljes së pushtuesve portugezë nga ujërat e Iranit në vitin 1622 dhe kjo është emëruar në Iran si dita kombëtare e gjirit Persik. Gjiri Persik është një prej hapësirave më të vjetra detare të botës që nga aspekti politik, ekonomik dhe shoqëror ka një rëndësi strategjike të madhe dhe të pashoqe. Emri i Gjirit Persik daton mijëra vite më parë dhe ky rajon në të gjitha periudhat historike është njohur me këtë emër. Mirëpo në shekullin 20 disa vende për të realizuar qëllimet e tyre politike kanë përdorur një emër të pavërtetë për emërimin e Gjirit Persik, gjë që ka shkaktuar tensioneve mes vendeve rreth Gjirit Persik. Republika Islamike e Iranit në bazë të dokumenteve dhe dëshmive historike ka vërtetuar në nivel botëror që emri i Gjirit Persik është plotësisht i dokumentuar, historik dhe i vërtetë. Si një nga komponentët kryesorë të ekuacioneve politike dhe ekonomike në botë, Gjiri Persik ka rrënjë të thella në historinë e lashtë të Iranit dhe ka qenë prej kohësh një simbol i rezistencës së iranianëve kundër kolonializmit. Si gjiri i tretë më i madh në botë, sipërfaqja e tij është 240.000 kilometra katrorë dhe përfshin ishujt iranianë, Khark, Kish, Abu Musa, Tunbi i Madh, Tunbi i Vogël, Keshm etj.