Ruhani: Këtu është Gjiri Persik, jo “Gjiri i Nju Jorkut”
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se Gjiri Persik është me emrin e popullit të Iranit, deklaroi se amerikanët duhet ta dinë se ky korridor detar quhet me emrin Gjiri Persik dhe jo me emrin “Gjiri i Nju Jorkut” ose “Gjiri i Uashingtonit”.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në mbledhjen e qeverisë, duke uruar Ditën Kombëtare të Gjirit Persik, deklaroi: “Amerikanët duhet të kuptojnë rrethanat dhe duhet të heqin dorë nga emri i Gjirit Persik dhe nga një popull i cili për mijëra vite ka qenë mbrojtës i tij dhe të mos bëjnë komplote për çdo ditë kundër popullit iranian”.
Ruhani duke thënë se populli i Iranit për mbrojtjen e korridorit detar të Gjirit Persik gjithnjë ka qenë i suksesshëm, shtoi: “Ushtarët e Iranit në strukturat e forcave të armatosura gjithnjë e kanë mbrojtur Gjirin Persik dhe gjithnjë do ta mbrojnë atë”.
Presidenti iranian gjithashtu duke folur për masat e marra kundër përhapjes së viruti Korona, deklaroi: “Në kontaktet telefonike që kemi zhvilluar me krerët e shumë vendeve, ata vlerësonin se veprimet e Iranit i cili ka ndërmarrë një iniciativë të unifikuar dhe të fortë për t’u përballur me virusin Korona”.
Ruhani gjithashtu tha se Irani pavarësisht sanksioneve, po vazhdon luftën kundër epidemisë Covid-19 duke u mbështetur në kapacitetet e veta. Irani në këtë drejtim ka shënuar një progres të madhe dhe aktualisht ka arritur në atë nivel sa që edhe mund të eksportojë kita për diagnostikimin e anti-trupave. Megjithatë, përfundimi i krizës së virusit Korona në botë nuk mund të parashikohet, prandaj duhet ta mbajmë në nivel të duhur gatishmërinë për zhvillimin e aktiviteteve në sektorë të ndryshëm si në arsim e punësim, - shtoi ndër të tjera presidenti iranian.