Ajetullah Khamenei uron ditën e mësuesit në Iran
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit me anë të një mesazhi me rastin e Ditës së Mësuesit në Iran, ka uruar të gjithë mësuesit dhe arsimtarët në shkolla, universitete dhe shkolla fetare dhe ka thënë se puna e madhe e mësuesve është arsimimi dhe lulëzimi i talentit dhe aftësive të fëmijëve dhe adoleshentëve në rrugën e vlerave islame dhe revolucionare me qëllim ndërtimin e një shoqërie fetare, drejtësidashëse dhe ideale.
Sot (e premte) më 12 ordibehesht të kalendarit iranian që përkon me 1 maj, është përvjetori i martirizimit të profesorit dhe mendimtarit të shquar iranian Morteza Motahari dhe kjo datë në kalendarin zyrtar të Republikës Islamike të Iranit është shpallur Dita e Mësuesit.
Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e premte me anë të një mesazhi duke uruar Ditën e Mësuesit në Iran, ka thënë se sistemi shtetëror islamik është krijuar me qëllim të formimit të një shoqërie fetare, të drejtë dhe ideale, ndërsa shtoi: “Fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë në vendin islamik mësojnë të zhvillojnë talentin dhe aftësitë e tyre potenciale për realizimin e vlerave të larta kombëtare, do të thotë vlerave islame dhe revolucionare”.
Lideri suprem i Revolucionit Islamik shtoi: “Ky arsimim jetik dhe mekanizmi për realizimin e tij, është pikërisht ajo punë e madhe dhe e çmuar të cilën e kanë përsipër mësuesit. Islami na bënë thirrje për nxënien e diturisë së dobishme, ndërsa dituria e dobishme nga njëra anë, pajis të rinjtë iranian me mjetet e duhura për të çuar përpara progresin dhe zhvillimin e vendit dhe kombit ndërsa nga ana tjetër, dituria e dobishme u jep identitet të rinjve iranianë dhe në këtë mënyrë u shton atyre kredibilitetin moral dhe spiritual dhe vetëbesimin”.
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në këtë mesazh gjithashtu ka thënë se gjeneratat e të rinjve duke falënderuar Zotin e madhëruar, sot njohin shëmbëlltyra të shkëlqyera dhe të dalluara që në botën e sotme materiale janë më të rralla. Prandaj me këtë rast i përshëndesim dhe urojmë të gjitha martirët dhe mësuesit të cilët kanë sakrifikuar shumë për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja.