Zarif: Luftënxitësi më i madh i botës, shqetësohet nga Irani
(last modified Sat, 02 May 2020 14:54:40 GMT )
May 02, 2020 16:54 Europe/Tirane
  • Zarif: Luftënxitësi më i madh i botës, shqetësohet nga Irani

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Amerika e cila vetë ndodhet në krye të listës së shitjes së armatimeve dhe të shpenzuesve më të mëdhenj ushtarak në botë, tani është e shqetësuar në lidhje me heqjen e embargos së armëve ndaj Iranit.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, duke publikuar një video që tregon sasinë e eksportit të armatimeve nga Amerika në vendet e tjera të botës, në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar: “Amerika ka shumë kohë që në mesin e vendeve të tjera të botës ka bërë shpenzimet më të mëdha për forcat ushtarake, ka qenë shitësi më i madh i armatimeve, ka qenë fillues i luftës, luftënxitës dhe përfitues në konflikte të ndryshme”.

Zarif në vazhdim ka shkruar: “Pavarësisht kësaj, Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, ka shqetësime aq të mëdha në lidhje me Iranin i cili deri në vitin 1979 ka qenë një prej myshterinjve kryesorë të armatimeve të Amerikës, sa që tani po dërgon armatime në të gjithë botën”.

Vlen të theksohet se Pompeo të premten përsëri marrëveshjen bërthamore e ka quajtur një marrëveshje katastrofale dhe ka thënë: “Amerika shfrytëzon të drejtën e vet të pamohueshme në Këshillin e Sigurimit të OKB për të vazhduar embargon e armatimeve ndaj Iranit”.

Embargoja e armëve të KS të OKB kundër Iranit është vendosur në vitet 2006 dhe 2007 për ndalimin e shitjes së armëve Iranit dhe për eksportin e armëve nga Irani.

Me nënshkrimin e marrëveshjes bërthamore, kjo embargo do të hiqet më 18 tetor 2020 dhe pasi raporti i ANEA-s do të konfirmojë se programi atomik i Iranit ka vetëm qëllime paqësore.

 

Tags