Musavi: Irani do të vazhdojë ndihmën ndaj popujve që kanë nevojë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje dërgimin e artikujve mjekësor nga Republika Islamike e Iranit për Afganistanit, Libanin dhe Gjermaninë, deklaroi: “Republika Islamike e Iranit gjithashtu do të vazhdojë dërgimin e ndihmave për popujt të cilët kanë nevojë”.
Sejed Abas Musavi ditën e mërkurë në llogarinë e tij në Twitter me hashtagun “#së bashku më të fortë”, ka shkruar: “Irani ashtu sikur që është treguar i suksesshëm në reduktimin e përhapjes së virusit Korona, Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka premtuar se do të sigurojë aparatet dhe pajisjet përkatëse me epideminë Covid-19 për vendet e ndryshme të botës duke përfshijë vendet evropiane dhe afrikane”.
Gjatë ditëve të kaluara Irani ka eksportuar aparate dhe pajisje për diagnostikimin e virusit Korona në Afganistan, Liban dhe Gjermanisë.