Zarif: Nuk ekzistojnë kurrfarë negociata me Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96985-zarif_nuk_ekzistojnë_kurrfarë_negociata_me_amerikën
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se nuk ekzistojnë kurrfarë negociata me Amerikës, për arsye se amerikanët kanë dëshmuar se nuk mund të besohet në negociatat e tyre.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 12, 2020 09:41 Europe/Tirane
  • Zarif: Nuk ekzistojnë kurrfarë negociata me Amerikën

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se nuk ekzistojnë kurrfarë negociata me Amerikës, për arsye se amerikanët kanë dëshmuar se nuk mund të besohet në negociatat e tyre.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën martë në një prononcim për media, në lidhje me negociatat e mundshme të Teheranit me Uashingtonit, ka thënë: “Nuk ka kurrfarë negociata mes Iranit dhe Amerikës, sepse amerikanët kanë dëshmuar se nuk mund t’u besohet negociatave të tyre dhe as rezultatit të negociatave me ata”.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit shtoi: “Gati e gjithë bata ka arritur në këtë përfundim se çfarëdo lloje marrëveshje që arrihet me Amerikën, në çdo kohë që amerikanët dëshirojnë e shkelin atë marrëveshje. Prandaj qeveria aktuale e Amerikës në vend që të kërkojë pretekste, duhet të korrigjojë sjelljen e vet”.