Lideri Suprem: Amerika do të dëbohet nga Iraku dhe Siria
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97130-lideri_suprem_amerika_do_të_dëbohet_nga_iraku_dhe_siria
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei theksoi se për shkak të mbështetjes së saj për terroristët, SHBA është e urryer në shumicën e vendeve të botës dhe së shpejti do të dëbohet nga Siria dhe Iraku, ku është e pranishme në mënyrë të paligjshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 17, 2020 16:32 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem: Amerika do të dëbohet nga Iraku dhe Siria

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei theksoi se për shkak të mbështetjes së saj për terroristët, SHBA është e urryer në shumicën e vendeve të botës dhe së shpejti do të dëbohet nga Siria dhe Iraku, ku është e pranishme në mënyrë të paligjshme.

Ajetollah Khamenei i bëri komentet të Dielën ndërsa foli në një takim vjetor të Ramazanit me studentë iranianë, takim që u realizua përmes videokonferencës. "Performanca afatgjatë e Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë luftënxitjen, ndihmesën për regjimet famëkeqe, mbrojtjen e terrorizmit, [dhe] duke mos kursyer asnjë përpjekje për të mbështetur shtypjen, ka bërë që kjo qeveri të urrehet në një pjesë të rëndësishme të botës," tha Lideri Suprem i Revolucionit Islamik. Ajetollah Khamenei shtoi: "Sot, shoqëria amerikane dhe sistemi politik amerikan nuk janë tërheqës, por janë subjekt i urrejtjes në një pjesë të rëndësishme të botës." Duke përmendur mbështetjen e SHBA për grupet terroriste në vendet e shkatërruara nga lufta në Irak dhe Siri, dhe okupimin e paligjshëm të pjesëve të Sirisë, Lideri Suprem theksoi se "natyrisht, amerikanët nuk do të qëndrojnë për shumë kohë  në Irak dhe Siri dhe do të dëbohen. Ajetollah Khamenei preku gjendjen aktuale të vendit nga tre këndvështrime të ndryshme, duke thënë: "Republika Islamike aktualisht është e angazhuar në një luftë të madhe kundër shtypjes dhe frontit të arrogancës. Vendi gëzon një potencial shumë të lartë për konfrontim me shtypjen dhe frontin e arrogancës dhe përvoja e kaluar me çështje të ndryshme e dëshmon këtë". Lideri Suprem theksoi se fitorja e Revolucionit Islamik ka "institucionalizuar një ndjenjë të fuqisë dhe dinjitetit në vendin dhe popullin tonë". "Sigurisht, armiku po kërkon një mundësi për të na zhveshur nga ndjenja e vetëbesimit kombëtar," paralajmëroi Ajetollah Khamenei.