Mousavi: Amerika në vend të akuzojë të tjerët të kujdeset për veten
(last modified Mon, 01 Jun 2020 08:01:18 GMT )
Qershor 01, 2020 10:01 Europe/Tirane
  • Mousavi: Amerika në vend të akuzojë të tjerët të kujdeset për veten

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagon ndaj pretendimeve të një prej anëtarëve të këshillit të atlantikut në Amerikë ka thënë se autoritetet amerikane në  vend që të akuzojnë dhe të merren me të tjerët të kujdesen për vendin e tyre.

Barabara Salvin, anëtare e institutit të këshillit të Atlantikut në Amerikë në një mesazh në Twitter në reagim ndaj Muhamed Xhavad Zarif i cili ka kërkuar dhënien fund të racizmit kundër zezakëve në Amerikë ka thënë: Në fillim rregulloni vendin tuaj. Ne e rregullojmë vetë vendin tonë. Abas Mousavi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke iu përgjigjur këtij pretendimi të anëtares të këshillit atlantik të Amerikës ka shkruar: Jeni mësuar të jepni këshilla të tjerëve dhe kur të tjerët iu këshillojnë ato nuk i pranoni. Mousavi shtoi se në kohën kur diskutohet pasiguria dhe destabiliteti i botës atëherë Amerika duhet të shpaguajë për gabimet e saj. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit pasi vuri në dukje mungesën e demokracisë në Amerikë shtoi se Hillari Klinton ishte ajo që mori shumicën e votave por Donald Trump doli fitues i zgjedhjeve presidenciale. Vrasja e një George Floyd nga policia amerikane ka ngjallur protesta të gjera në të gjithë Amerikën.

Tags