Zbulohen detaje rreth akuzave të pavërteta të Amerikës ndaj mjekut iranian
(last modified Mon, 08 Jun 2020 11:19:00 GMT )
Qershor 08, 2020 13:19 Europe/Tirane
  • Zbulohen detaje rreth akuzave të pavërteta të Amerikës ndaj mjekut iranian

Mjeku iranian që u lirua nga burgjet e Amerikës ka deklaruar se ishte duke bashkëpunuar me Universitetin e Teheranit në një projekt për prodhimin e vaksinës kundër kancerit kur është akuzuar në mënyrë të pavërtetë për anashkalimin e sanksioneve të Amerikës dhe është burgosur për një vit e tetë muaj.

Maxhid Taheri, mjeku iranian që u lirua nga burgjet e Amerikës, të hënën pas arritjes në Teheran, vuri në dukje bashkëpunimin e tij me hulumtuesit e Universitetit të Teheranit në një projekt për prodhimin e një vaksine kundër kancerit në mënyrë të veçantë te femrat, dhe deklaroi: “Qëllimi i këtij veprimi ishte vetëm ndihma ndaj bashkatdhetarëve të tij në kuadër të shëndetit të iranianëve dhe arritjen e progresit të shkencave mjekësore si një detyrë profesionale, morale dhe kombëtare”.

Taheri duke thënë se anashkalimi i sanksioneve në çështje përkatëse, ishte akuza e Amerikës ndaj tij, ka falënderuar qeverinë dhe autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit për ndjekjen e gjendjes së tij dhe në fund lirimin e tiji.

Husejn Xhaberi Ansari, shefi për çështje konsullore të iranianëve pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në ceremoninë e mirëpritjes së këtij mjeku iranian të liruar nga burgu i Amerikës, ka thënë: “Për fat të keq sanksionet e paligjshme dhe të njëanshme të Amerikës kanë akuzuar disa shtetas të Republikës Islamike të Iranit në kuadër të politikës së presionit maksimal duke improvizuar dosje të ndryshme kundër tyre”.

 

Tags