Zarif javën e ardhshme shkon në Ankara dhe Moskë
(last modified Fri, 12 Jun 2020 11:18:39 GMT )
Qershor 12, 2020 13:18 Europe/Tirane
  • Zarif javën e ardhshme shkon në Ankara dhe Moskë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e diele dhe të hënën e javës së ardhshme do të shkojë në Ankara dhe Moskë për të biseduar me ministrat e punëve të jashtme të Turqisë dhe Rusisë.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e enjte tha: “Zarif gjatë vizitës në Ankara dhe Moskë do të bisedojë me ministrat e punëve të jashtme të Turqisë dhe Rusisë në lidhje me zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet bilaterale dhe në lidhje me çështjet më të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare”.

Pas vizitës së Sirisë në Siri, destinacioni i radhës i ministrit të punëve të jashtme të Iranit është Turqia dhe Rusia pas uljes relative të përhapjes së virusit Korona.

 

Tags