Garda Revolucionare e Iranit së shpejti do të marrë "sisteme surprizë"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98153-garda_revolucionare_e_iranit_së_shpejti_do_të_marrë_sisteme_surprizë
Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik (IRGC) deklaroi se IRGC do të marrë "sisteme surprizë" në të ardhmen e afërt, duke theksuar se një përpjekje e SHBA për të zgjatur një embargo armësh ndaj Iranit nuk do të kishte efekt në aftësitë mbrojtëse të vendit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 27, 2020 19:00 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare e Iranit së shpejti do të marrë

Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik (IRGC) deklaroi se IRGC do të marrë "sisteme surprizë" në të ardhmen e afërt, duke theksuar se një përpjekje e SHBA për të zgjatur një embargo armësh ndaj Iranit nuk do të kishte efekt në aftësitë mbrojtëse të vendit.

Gjeneral major Husein Salami i bëri deklaratat të Shtunën në një konferencë shtypi pas vizitës së tij në një ekspozitë të arritjeve të IRGC në Teheran. "Ekziston një embargo globale e armëve mbi Iranin ... nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë ndër kërcënuesit e Iranit," tha ai. Embargoja e armëve, tha ai, siguroi "një mundësi për shkencëtarët tanë për të përmbushur nevojat e mbrojtjes duke përdorur aftësitë tona të brendshme." Duke nënvizuar përdorimin e pajisjeve superiore të përgatitura nga Forcat e Armatosura të Iranit për një luftë të sofistikuar, Gjeneral major Salami tha se puna është bërë si në aspektin e fuqisë së shkatërrimit, ashtu edhe për sa i përket rritjes së saktësisë, zvogëlimit dhe mirëmbajtjes së armëve. "Sot, ne nuk jemi të varur nga të huajt për asnjë nga sistemet e armëve .... dhe kemi arritur në fazën e vetë-mjaftueshmërisë dhe pavarësisë," theksoi Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik duke shtuar: "Forcat tokësore kanë vënë në axhendë surprizën teknologjike dhe ne do të shohim ardhjen e sistemeve surprizë në të ardhmen e afërt".