Gatishmëria e plotë e Iranit për tu përballur me çdo lloj agresioni
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98459-gatishmëria_e_plotë_e_iranit_për_tu_përballur_me_çdo_lloj_agresioni
Aziz Nasir’zade, komandanti i forcave ajrore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, duke përmendur armiqësinë 40-vjcare të vendeve hegjemoniste dhe arrogante kundër revolucionit islamik tha: Forcat ushtarake të Iranit kanë gatishmëri të plotë që të përballen me çdo lloj agresioni dhe shkelje të territorit kombëtar.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Korrik 11, 2020 05:43 Europe/Tirane
  • Gatishmëria e plotë e Iranit për tu përballur me çdo lloj agresioni

Aziz Nasir’zade, komandanti i forcave ajrore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, duke përmendur armiqësinë 40-vjcare të vendeve hegjemoniste dhe arrogante kundër revolucionit islamik tha: Forcat ushtarake të Iranit kanë gatishmëri të plotë që të përballen me çdo lloj agresioni dhe shkelje të territorit kombëtar.

Ky komandant i forcave ajrore të Iranit duke shpjeguar gjendjen e sigurisë në rajonin e Gjirit Persik theksoi se forcat ushtarake të Iranit si garantuese dhe mbrojtëse të sigurisë në këtë vend janë duke ndjekur me forcë dhe seriozitet ruajtjen e sigurisë dhe paqes në rajon. Irani është mendimit se siguria e këtij rajoni të ndjeshëm mund të vihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit rajonal të të gjithë fqinjëve. Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit, në takimin AP të OKB në vitin 2019 ka prezantuar planin e paqes së Hormuzit për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Ky propozim tregon se Teherani ka ide të qarta për bashkëpunimin shumëpalësh në rajon me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Gjirin Persik. Kushtet gjeopolitike të rajonit Gjiri Persik dhe i Ngushticës së Hormuzit janë të atilla që e bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimin mes vendeve fqinje të rajonit të Gjirit Persik për garantimin e sigurisë së këtij rajoni. Qëllimi i pranisë ushtarake të Amerikës dhe i tensioneve në rajonin e Gjirit Persik mund të ndahet në 3 grupe:

Së pari, përfitimi politiko-ekonomik nga ngjarje të sajuara mbi pasigurinë në rajon. Lutfi Abidi, analist tunizian ka shkruar: Amerika nëpërmjet iranofobisë, ka arritur në përfitime të shumta. Amerika duke krijuar tensione në rajonin e Gjirit Persik, përveçse ka nënshkruar kontrata për shitjen e armatimeve ajo synon të  normalizojë marrëdhëniet e vendeve arabe me regjimin e Izraelit në kuadër të planit Marrëveshja e Shekullit.

Së dyti, është objektivi për ndërkombëtarizimin e çështjes së ruajtjes së sigurisë së Gjirit Persik me anë të aleancave ndërkombëtare dhe duke shfrytëzuar iranofobinë. Në këtë objektiv ndiqen dy skenarë që i pari është krijimi i kushteve psikologjike për të vendosur ligje të reja në nivel ndërkombëtare mbi Gjirin Persik, ngushticën e Hormuzit dhe detin e Omanit me qëllim që Amerika nëpërmjet këtyre ligjeve të shtyjë periudhën e pranisë së saj ushtarake në rajon për në afat të gjatë. Skenari i dytë është se Amerika duke krijuar aleancë ushtarake në ngushticën e Hormuzit synon ta përballë Iranin me një sfidë aleance ushtarake botërore.

Së treti, është prania ushtarake e Amerikës në gjirin Persik. Krijimi i sfidave të sigurisë në një zonat që rrethojnë Iranin dhe njëkohësisht përpjekja për të dobësuar fuqinë mbrojtëse të Iranit, kanë si qëllim dobësimin e fuqisë raketore të Iranit.

Në fakt duhet thënë se amerikanët me strategjie kërcënuese kundër Iranit po mundohen ta paraqesin veten si mbrojtës të Gjirit Persik dhe të ngushticës së Hormuzit, por në fakt dhe realitet janë ata faktor destabilizues dhe kërcënues për sigurinë e Gjirit Persik. Deklarata e komandantit të lartë të forcave ajrore të Iranit është një mesazh i qartë. Ai ka theksuar edhe një herë se forcat e armatosura të Iranit do të t’i përgjigjen fuqishëm çdo lloj veprimi provokues dhe nxitës në rajon dhe përgjegjës për këtë janë forcat agresore mes tyre ato të Amerikës.