Sionistët do të shohin epërsinë e Iranit, nëse vazhdojnë mashtrimet e tyre
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Iranit tha se nëse zyrtarët e Izraelit vazhdojnë gënjeshtrat e tyre për bombardimin dhe vrasjen e këshilltarëve ushtarakë të Iranit në Siri, ata do të shohin në veprim epërsinë e Republikës Islamike dhe të frontit të rezistencës.
Gjeneral brigade Abolfazl Shekarchi i bëri këto deklarata ditën e enjte, në reagim ndaj raporteve të rreme nga regjimi sionist për shënjestrimin e pozicioneve të këshilltarëve ushtarakë të Iranit në Siri, duke thënë: "Ne paralajmërojmë mashtruesit sionistë dhe këlyshët e tyre që nëse vazhdojnë propagandën e tyre, ata do të shikojnë në veprim epërsinë e Republikës Islamike të Iranit dhe të frontit të rezistencës." Ai hodhi poshtë pretendimet e Izraelit se ushtria e tij ka vrarë qindra ose mijëra iranianë duke e cilësuar këtë si një "luftë e dëshpëruar mediatike, operacion psikologjik dhe një përpjekje për të prodhuar gënjeshtra". Komandanti iranian vuri në dukje se "perandoria e mediave sioniste-perëndimore dhe bashkëpunëtorët e tyre rajonalë" kanë udhëhequr këtë fushatë propaganduese anti-iraniane për të projektuar një "imazh të rremë" të aftësisë ushtarake të regjimit sionist.