Prezantohet sistemi raketor i dirigjimit me laser në Iran
Sistemi raketor me dirigjim me laser është prezantuar gjatë vizitës së komandantit të përgjithshëm të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në njësinë e helikopterëve në forcat ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit.
Gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, ditën e hënë së bashku me drejtues të tjerë të shtabit të komandës së përgjithshme të Gardës Revolucionare të Iranit, kanë vizituar njësinë e helikopterëve të forcave ajrore të Gardës Revolucionare në Teheran.
Prezantimi i sistemit raketor me dirigjim me laser, vizita në ekspozitën e sukseseve të reja të njësisë së helikopterëve të forcave ajrore të Gardës Revolucionare dhe helikopterët e riprodhohuar nga ekspertët iranian, ishin prej programit të gjeneral Salami gjatë vizitës së sotme.
Gjeneral Husejn Salami gjatë kësaj vizite, theksoi se një pjesë e madhe e peshës dhe presionit të sigurisë kombëtare është mbi supet e forcave tokësore të Gardës Revolucionare, deklaroi: “Sot forcat tokësore të Gardës Revolucionare në zonat kufitare nga veriperëndimi e deri në jug, juglindje të dhe jugperëndim të Iranit kanë vendosur një pozicionim mbrojtës shumë të mirë. Operacionet e sigurisë dhe të mbrojtjes gjithnjë kanë nevojë për mbështetje të ndryshme, prandaj mbështetje nga ana e njësisë së helikopterëve është e domosdoshme për forcat tokësore të Gardës Revolucionare”.
Gjeneral Salami vuri në dukje kapacitetet e sektorit të helikopterëve të forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit dhe tha: “Forcat tokësore të Gardës Revolucionare në aspektin e helikopterëve sulmues dhe luftarak, kanë shënuar një zhvillim dhe progres të mirë sidomos gjatë viteve të fundit kanë ngritur kapacitetin e helikopterëve luftarakë”.