Fillon procesi për leximin e kutive të zeza të avionit ukrainas
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98792-fillon_procesi_për_leximin_e_kutive_të_zeza_të_avionit_ukrainas
Prokurori ushtarak i provincës së Teheranit ka njoftuar për fillimin e procesin e leximit të kutive të zeza të avionit të linjave ajrore të Ukrainë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 20, 2020 18:04 Europe/Tirane
  • Fillon procesi për leximin e kutive të zeza të avionit ukrainas

Prokurori ushtarak i provincës së Teheranit ka njoftuar për fillimin e procesin e leximit të kutive të zeza të avionit të linjave ajrore të Ukrainë.

Më 8 janar të vitit 2020, një avion i linjave ajrore të Ukrainës është rrëzuar në periferi të Teheranit ku si pasojë kanë humbur jetën 167 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Gholamabas Turki, prokurori ushtarak i provincës së Teheranit, deklaroi: “Ditën e premte, kutitë e zeza të avionit të linjave ajrore të ukrainase nëpërmjet përfaqësuesve të Organizatës së Transportit Ajror të Iranit në prani të përfaqësuesit të gjykatës ushtarake të Iranit janë dërguar në Paris që të lexohen në laboratorët e Francës.  Në bazë të rregullave të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), janë ftuar edhe përfaqësuesit e shteteve të cilat kanë interesa në këtë çështjeje si Amerika si prodhuese e avionit, Ukraina si pronare e avionit, Kanada, Suedi dhe Afganistani si vende të shtetësisë së viktimave, që të marrin pjesë në procesin e leximit të kutive të zeza”.

Prokurori ushtarak i provincës së Teheranit ka thënë: “Përfaqësuesit e ICAO, përfaqësuesi i Organizatës së Transportit Civil të Iranit së bashku me përfaqësuesin e gjykatës ushtarake të Teheranit do të marrin pjesë në procesin e leximit te kutive të zeza”.

Gholamabas Turki duk vë në dukje faktin se kutitë e zeza të këtij lloji të avioni deri më tani nuk ka ndodhur të lexohen, shtoi: “Sipas përcaktimit të autoriteteve të Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit, laboratorët e Francës kanë kushtet e nevojshme teknike për leximin e informacioneve të kutive të zeza dhe në këtë mënyrë është zgjedhur Franca si vend ku do të lexohen këto informacione”.