Zarif thekson rëndësinë e marrëdhënieve me vendeve fqinjë përball sanksioneve amerikane
(last modified Wed, 22 Jul 2020 14:12:09 GMT )
Korrik 22, 2020 16:12 Europe/Tirane
  • Zarif thekson rëndësinë e marrëdhënieve me vendeve fqinjë përball sanksioneve amerikane

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se marrëdhëniet e Iranit me vendet fqinjë janë shumë të rëndësishme për t'u përballur me sanksionet e paligjshme të Amerikës dhe për ta ruajtur sigurinë e rajonit.

Muhamed Xhavad Zarif ditën e mërkurë pas mbledhjes së Qeverisë së Iranit, tha: "Vendet fqinjë kanë rolin e parë në politikën e jashtme të Iranit. Sot amerikanët sipas tyre, me politikën e presionit maksimal, kanë vendosur lloj-lloj sanksione të padrejta kundër popullit të Iranit, prandaj vendet fqinjë kanë rëndësi jashtëzakonisht të madhe për politikën e jashtme të Iranit".

Ministri i jashtëm i Iranit në reagim ndaj spekulimeve në lidhje me ndërmjetësimin e kryeministrit të Irakut mes Teheranit dhe Riadit, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit gjithnjë ka qenë dhe është e gatshme për zhvillimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite, mirëpo Arabia Saudite në vend që të mbështetet në fqinjët të cilët janë gjithmonë këtu, dëshiron të mbështetet në disa fuqi të huaja si Amerika, Anglia dhe Izraeli".

 

Tags