Zarif: Amerika është kthyer në rebel dhe shkelës ligji
(last modified Thu, 23 Jul 2020 06:10:23 GMT )
Korrik 23, 2020 08:10 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerika është kthyer në rebel dhe shkelës ligji

"Shtetet e Bashkuara janë bërë përfundimisht një shtet rebel dhe shkelës i ligjit", tha ministri i Jashtëm iranian për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik.

Muhamed Xhavad Zarif në intervistën për Sputnik pasi tha se Shtetet e Bashkuara janë bërë përfundimisht një shtet rebel dhe shkelës i ligjit, deklaroi: Sidoqoftë, ky vend ka disa aftësi bankare dhe me ndikim mbi sistemin bankar të botës. "Komuniteti ndërkombëtar po mendon nëse njohja e sundimit të SH.B.A.-së mbi sistemin bankar botëror është e nevojshme apo duhet të ndryshojë, tha Zarif i cili shtoi: Ne jemi dëshmitarë të hapave që po merren në këtë drejtim. I pyetur se çfarë hapash ka ndërmarr Republika Islamike e Iranit për të rivendosur marrëdhëniet me Arabinë Saudite, ministri i jashtëm iranian tha: Teherani është i gatshëm të bashkëpunojë me Riadin. " Zarif tha se qëllimi i tyre kryesor është të fillojnë një luftë përkrah me Shtetet e Bashkuara dhe të përfitojnë nga ajo dhe shtoi:  Do të ishte më mirë që Sauditët të zgjohen dhe të flasin me ata që janë gjithmonë me ta në rajon, në vend që të përqendrojnë përpjekjet e tyre për të bashkëpunuar me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara. Ministri i jashtëm iranian iu përgjigj një pyetjeje të reporterit të Sputnik për fatin e përpjekjeve të SH.B.A.-së për të zgjatur embargon e armëve kundër Iranit dhe tha: Shtetet e Bashkuara nuk janë në atë pozitë që të flasin për marrëveshjen bërthamore. Me afrimin e datës për heqjen e embargos së armatimeve kundër Iranit sipas rezolutës 2231 të KS të OKB, Amerika ka shtuar përpjekjet e saj për të penguar heqjen e kësaj embargoje. Kohët e fundit qeveria amerikane mes anëtarëve të KS të OKB ka shpërndarë një projekt-rezolutë ku kërkon ndalimin e heqjes së embargos së armatimeve kundër Iranit. Kjo është në kohën kur miratimi i kësaj projekt-rezolute ka nevojë për votën e 9 anëtarëve të KS të OKB dhe mospërdorimin e veto-s nga ana e Rusisë dhe Kinës. Embargoja e armatimeve kundër Iranit sipas rezolutës 2231 të KS të OKB do të hiqet në tetor të vitit 2020.

Tags