Pse SHBA kërkuan të rrëzonin avionin iranian A-310?
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98960-pse_shba_kërkuan_të_rrëzonin_avionin_iranian_a_310
Cili është qëllimi i këtij akti krejtësisht frikacak të piraterisë ajrore nga Forcat Ajrore të SHBA për dërgimin e dy F-15 për të "rrëzuar" një avion civil iranian A-310 mbi al-Tanf, ndërsa avioni ishte në rrugën e tij për në Bejrut me pasagjerë civilë përfshirë gra dhe fëmijë në bord? Ky akt do të thotë që boshti SHBA-Izrael ka frikë ... Por nga çfarë saktësisht?
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 24, 2020 20:22 Europe/Tirane
  • Pse SHBA kërkuan të rrëzonin avionin iranian A-310?

Cili është qëllimi i këtij akti krejtësisht frikacak të piraterisë ajrore nga Forcat Ajrore të SHBA për dërgimin e dy F-15 për të "rrëzuar" një avion civil iranian A-310 mbi al-Tanf, ndërsa avioni ishte në rrugën e tij për në Bejrut me pasagjerë civilë përfshirë gra dhe fëmijë në bord? Ky akt do të thotë që boshti SHBA-Izrael ka frikë ... Por nga çfarë saktësisht?

Asnjë ekspert i denjë për këtë emër nuk do të besonte se "një F-15 i SHBA-së, pasi i ishte afruar një aeroplani civil iranian në një distancë prej 1000 metrash", siç e pranon gjithë paturpësi CENTCOM-i, do ta kishte bërë këtë për të mbrojtur "sigurinë" e "forcave amerikane dhe izraelite të ngulitura në al-Tanf", ky pikë kalim strategjik në kufijtë Siri-Irak-Jordani. Nëse Forca Ajrore e SHBA e bëri këtë, kjo është për shkak se ka diçka krejtësisht të re që ka ndodhur në qiellin sirian që ka shkaktuar panik, zemërim, madje edhe çmenduri tek amerikanët. Kjo gjë quhet "fundi i aventurizmit ajror të Izraelit në Siri". Bateritë e sistemit anti-ajror Khordad-3 që Irani i ka vendosur dukshëm në Lartësitë Golan dhe të cilat më 21 korrik kanë interceptuar dhjetëra raketa izraelite cruise, jo në qiellin e Sirisë, por në atë të Izraelit, kanë vulosur vdekjen e fushatës qesharake të Izraelit "luftë brenda luftës", e cila aktualisht është kthyer kundër një Izraeli, i cili në mënyrë histerike është duke pritur përgjigjen e Hezbollahut. Ky është një ndryshim kryesor i paradigmës që sapo ka ndodhur në sfondin e një ndryshimi rrënjësor të ekuilibrit të fuqisë, kundër të cilit Amerika nuk mund të bëjë asgjë përveçse të marrë peng aeroplanët civilë, ose të provokojë, siç ka bërë shpesh Izraeli në Siri, "zjarr miqësor" kundër fluturimeve iraniane, siriane ose ruse. Më 21 korrik, sistemet e mbrojtjes ajrore siriane të përforcuara nga bateritë Khordad-3 gati rrëzuan një aeroplan luftarak rus mbi Siri, pasi ai ishte nisur nga baza ajrore Hmeimim disa minuta para sulmeve izraelite kundër periferisë së Damaskut. Avionët luftarakë izraelitë e përdorën atë si një mburojë, njësoj si në vitin 2018 kur ata bënë të njëjtën gjë me një Il-20 rus. Por radarët e Khordad-3 janë pafundësisht më inteligjentë sesa beson Izraeli, ashtu siç janë edhe pilotët iranianë. Piloti i avionit A-310 realizoi një manovër të mrekullueshme emergjente, me qëllim që të shmangte çdo "zjarr të mundshëm miqësor". Mbetet fakti se gjuetia e nisur nga Amerika dhe Izraeli ndaj aeroplanëve civilë në Siri, po hyn në një fazë fatale: futja e aeroplanëve luftarakë në korridorin e aeroplanëve civilë shkel hapur ligjin ndërkombëtar. Ky akt nuk do të kalojë pa përgjigje ...