Gjeneral Bagheri: Epopeja e "Mersad" tregon unitetin e popullit iranian përball kërcënimeve
Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit deklaroi se epopeja e "Mersad" tregon unitetin e popullit të Iranit në përballje me kërcënimeve.
Sot (e diele) është përvjetori i përballjes së forcave të Gardës Revolucionare dhe Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit me forcat e grupit terrorist MEK në operacionin e njohur me emrin "Mersad" në kufijtë perëndimor të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, me këtë rast ka publikuar një mesazh ku ka theksuar: "Epopeja e operacionit Mersad tregon në mënyrë të qartë se çdo herë kur të kërcënohet ekzistenca e shtetit dhe vendit islamik të Iranit, populli iranian duke ngritur flamurin e unitetit del në skenë dhe përballet me armiqtë. Grupi terrorist dhe tradhtar MEK është hallka e fundit e fuqive arrogante dhe sionizmit ndërkombëtar për ta thyer rezistencën dhe qëndresën mahnitëse dhe ngadhënjimtare të Iranit në luftën imponuese që me gabimin strategjik të tyre dhe rënies në kurthin e Mersad-it, forcat e këtij grupi terrorist janë shkatërruar tërësisht. Mësimet e epopesë "Mersas" janë shumë të rëndësishme në rrethanat e ndjeshme aktuale ku armiqtë me gënjeshtra, intriga dhe komplote po keqpërdorin rrjetet sociale për të mashtruar qytetarët iranianë".