Eliminohet një grup terrorist në juglindje të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99383-eliminohet_një_grup_terrorist_në_juglindje_të_iranit
Drejtori i përgjithshëm i zyrës informative të provincës Sistan Balucistan, njoftoi arrestimin e anëtarëve të një grupi terrorist të varur me grupet terroriste takfiriste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 08, 2020 18:40 Europe/Tirane
  • Eliminohet një grup terrorist në juglindje të Iranit

Drejtori i përgjithshëm i zyrës informative të provincës Sistan Balucistan, njoftoi arrestimin e anëtarëve të një grupi terrorist të varur me grupet terroriste takfiriste.

Zyra për informim e provincës Sistan Balucistan ditën e shtunë ka thënë: Grupi terrorist që ishte i varur nga grupet terroriste takfiriste dhe kishte ngjallur tmerr me dhunën e ushtruar tek banorët e kësaj province, është eliminuar pas një operacioni të forcave iraniane të sigurimit. Zyra për informim e provincës Sistan Balucistan ka falënderuar banorët e kësaj province për bashkëpunimin e tyre në arrestimin e anëtarëve të këtij grupi. Ky grup terrorist ditë më parë ka kryer një shpërthim në rajonin Ziba Shahr pjesë e qytetit Zahedan, që shkaktoi plagosjen e 4 forcave të rendit dhe dëmtimin e një automjeti.