Bashkësia Ndërkombëtare duhet të evitojë çdo ndërhyrje në Liban
(last modified Sat, 15 Aug 2020 08:32:53 GMT )
Gusht 15, 2020 10:32 Europe/Tirane
  • Bashkësia Ndërkombëtare duhet të evitojë çdo ndërhyrje në Liban

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë për kanalin televiziv Mejadin deklaroi se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të respektojë sovranitetin dhe pavarësinë e Libanit dhe duhet të evitojë çdo ndërhyrje në këtë vend.

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili ndodhet për një vizitë në Bejrut, në intervistën e tij përmendi shpërthimin në portin e Bejrutit dhe tha se në këtë katastrofë të madhe Irani i qëndron pranë popullit libanez dhe shtoi se dërgimi i anijeve luftarake në portin e Bejrut është një veprim jo normal dhe kërcënim kundër popullit dhe rezistencës libaneze. Kohët e fundit një anije luftarake franceze me 700 trupa është vendosur në portin e Bejrut dhe qeveria franceze ka pretenduar se kjo anije ka për qëllim të ndihmojë popullin libanez. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu shprehu gatishmërinë e Iranit për të ndihmuar Libanin në fushën e energjisë dhe sektorë të tjerë dhe shtoi se Teherani është gati t’u transmetojë funksionarëve libanezë eksperiencat e tij. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në këtë intervistë vuri në dukje se për Teheranin, siguria e Libanit është siguri e Iranit dhe shtoi se Teherani njeh zyrtarisht çdo qeveri të zgjedhur nga populli libanez. Shefi i diplomacisë iraniane hodhi poshtë proteidet për çdo rol të Iranit në krijimin e qeverisë së re të Libanit dhe tha se Irani për qeverinë libaneze nuk ka asnjë propozim të ri dhe bashkëpunimi mes Teheranit dhe Bejrutit varet nga personi që do të zgjidhet nga populli libanez. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjatë vizitës në Bejrut është takuar me Mishel Aun president, Nabih Berri kryetar i parlament, Sherbel Vahabe ministër i jashtëm dhe Hasan Diab ish kryeministër i Libanit.

Tags