Irani, fuqi ushtarake emergjente pa shpenzuar shumë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99612-irani_fuqi_ushtarake_emergjente_pa_shpenzuar_shumë
Instituti GFP i SHBA-së krahason çdo vit potencialet ushtarake të vendeve në të gjithë botën. Ky institut kohët e fundit ekzaminoi aftësinë ushtarake të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 20, 2020 16:56 Europe/Tirane
  • Irani, fuqi ushtarake emergjente pa shpenzuar shumë

Instituti GFP i SHBA-së krahason çdo vit potencialet ushtarake të vendeve në të gjithë botën. Ky institut kohët e fundit ekzaminoi aftësinë ushtarake të Iranit.

Në renditjen e forcave parandaluese midis vendeve aziatike, Irani renditet i shtati. Tre vendet e para janë zënë përkatësisht nga Rusia, Kina dhe India. Në këtë renditje, aftësia parandaluese e Iranit është më e madhe se ajo e Pakistanit dhe Arabisë Saudite. Buxheti ushtarak i Iranit është ekuivalent me një të tretën e buxhetit ushtarak të vendeve të Azisë Perëndimore. Rezultatet e një studimi vërtetojnë se këto vende janë prodhuesit dhe blerësit më të mëdhenj të armëve në rajon. Për shembull, Arabia Saudite ka ndarë 56 miliardë dollarë për shpenzimet ushtarake dhe India 61 miliardë dollarë. Shefi i Shtabit të ushtrisë izraelite njoftoi kohët e fundit se buxheti i mbrojtjes i aprovuar nga kabineti është 29 miliard dollarë dhe se 38 miliardë dollarë ndihmë ushtarake janë siguruar nga Shtetet e Bashkuara, pra gjithsej 67 miliardë dollarë. Projekt-ligji për buxhetin e Iranit për vitin 2020 propozoi rreth 14 miliardë dollarë për mbrojtjen, gati një e treta apo edhe më pak e buxhetit të përgjithshëm të vendeve të lartpërmendura. Sipas GFP, në vitin 2020, nga 138 vende, Irani renditet i katërmbëdhjeti, pa marrë parasysh pajisjet dhe instalimet e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Irani është bërë një nga 7 vendet me potenciale balistike dhe një nga 5 vendet në gjendje të ndërtojë nëndetëse, dhe vendi i dytë në botë që prodhon torpedo ajrore.