Takhtrevançi: Veprimet e qeverisë amerikane do ta izolojnë më tej këtë vend
Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara ka thënë: Shtetet e Bashkuara po izolojnë më tej vetveten duke u përpjekur të rigjallërojnë rezolutat që kanë skaduar.
Pas letrës së SHBA drejtuar Këshillit të Sigurimit për të aktivizuar mekanizmin Moshe, të Premten Maxhid Takhtrevançi ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara shkroi në një tweet: Shtetet e Bashkuara vazhdojnë sabotazhin e tyre diplomatik në Kombet e Bashkuara për të rikthyer sanksionet dy vjet pas përfundimit të anëtarësimit të saj në marrëveshjen bërthamore. Asnjë polemikë apo lojëra emocionale nuk do t'i ndihmojë Shtetet e Bashkuara që të pranohen këto pretendime të rreme. Megjithëse Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht nga marrëveshja bërthamore dy vjet më parë, pavarësisht nga Rezoluta 2231 e KS të OKB, ajo në interpretimin e saj të ri ligjor pretendon se është ende një palë në marrëveshje dhe ka të drejtë të përdorë masat e përshkruara në këtë marrëveshje, përfshirë mekanizmin Moshe për kthimin e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit kundër Iranit. Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania kanë kundërshtuar këtë kërkesë të SHBA.