126 viktima të reja nga COVID-19 në Iran
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetit së Iranit, Sima Sadat Lari tha të Shtunën se 126 iranianë të tjerë kanë vdekur nga sëmundja e koronavirusit (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara.
Sima Sadat Lari tha se, me 126 viktimat e reja, numri total i viktimave të shkaktuar nga COVID-19 në Iran u rrit në 20,502. Rreth 2,028 raste të reja të infeksionit me COVID-19 u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, 707 prej të cilëve janë shtruar në spital, shtoi ajo. Znj. Sadat Lari vuri në dukje se gjithsej 356.792 iranianë janë konfirmuar të infektuar me COVID-19, rreth 307.702 prej të cilëve janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet. 3,850 pacientë të tjerë me COVID-19 janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në njësitë e terapisë intensive, tha zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetit së Iranit. Ajo shtoi se 3,011,310 testime për COVID-19 janë kryer deri më tani në Iran.