Lideri suprem: EBA ka tradhtuar botën islame dhe Palestinën
Lideri suprem i Revolucionit Islamik veprimin e fundit të EBA në normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist e cilësoi tradhti ndaj botës islame, botës arabe, vendeve të rajonit dhe çka është më e rëndësishme ndaj çështjes palestineze.
Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik në një uebinar të mbajtur me drejtuesit dhe funksionarët e ministrisë së arsimit, pasi përmendi normalizimin e marrëdhënieve mes EBA dhe regjimit sionist deklaroi: Kjo gjendje nuk do të vazhdojë shumë, por njolla e turpit do të mbesë mbi ballin e atyre të cilët pushtimin e një vendi dhe dëbimin e kombit palestinez e kanë harruar duke i hapur rrugën sionistëve në rajon. Lideri suprem i revolucionit pasi shprehu keqardhje nga bashkëpunimi i EBA me veprimet dashakeqe të regjimit sionist dhe elementë të djallëzuar të këtij regjimi me në krye Amerikën kundër botës islame dhe rajonit, deklaroi: Shpresojmë që emiratasit të zgjohen sa më shpejtë dhe të pendohen për këtë që kanë bërë. Ajetollah Khamenei në një pjesë tjetër të fjalimit të tij pasi theksoi insistimin e perëndimit për të influencuar në sistemin arsimor të vendeve që ka për qëllim imponimin e stilit perëndimor të jetesës, përmendi si shembull dokumentin 2030 që ka për qëllim influencën dhe depërtimin në sistemin arsimor të vendeve të rajonit dhe tha: Filozofia sociale e perëndimit ka dështuar dhe shembull i qartë i saj është korrupsioni që nis nga Hollivudi e vazhdon deri në Pentagon. Lideri suprem e cilësoi tepër të rëndësishme përballjen me influencën e armikut dhe tha: Armiku synon të bëjë atë që nuk arrin ta bëjë me mjete ushtarake dhe me influencë dhe me programin afatgjatë 2030 synon të edukojë njerëz që të mendojnë si ai dhe pas kësaj të zbatojë planet e veta për grabitjen e kombeve. Ajetollah Khamenei zimbajtjen e popullit iranian në dhjetëditëshin e parë të muajit Muharrem e cilësoi fenomen të historisë dhe shtoi: me gjithë kufizimet e vendosura për shkak të virusit korona, popullit iranian përveçse ka ruajtur traditën huseiniane ka organizuar ceremoni madhështore duke respektuar dispozitat shëndetësore. Me këtë rast është për tu vlerësuar dhe falënderuar i gjithë populli për zinë që mbajti për imam Huseinin(as).