Pikëpamja e liderit suprem mbi normalizimin e marrëdhënieve EBA-Izrael
Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik në një uebinar të mbajtur me drejtuesit dhe funksionarët e ministrisë së arsimit, pasi përmendi normalizimin e marrëdhënieve mes EBA dhe regjimit sionist deklaroi: Kjo gjendje nuk do të vazhdojë shumë por njolla e turpit do të mbesë mbi ballin e atyre të cilët pushtimin e një vendi dhe dëbimin e kombit palestinez e kanë harruar duke i hapur rrugën sionistëve në rajon.
Lideri suprem në një pjesë tjetër të fjalimit të tij shpjegoi rëndësinë e edukimit të njerëzve të denjë. Fjalimi i mbajtur sot nga lideri suprem ka pasur pika të rëndësishme dhe strategjike. Pika e parë përfshin çështjen e mësimit dhe edukimit. Ai duke përmendur insistimin e perëndimit për të ndërhyrë dhe influencuar në sistemin arsimor të vendeve me qëllim imponimin e stilit perëndimor të jetesës, përmendi dokumentin 2030 si një shembull për influencë tek sistemi arsimor i vendeve të rajonit dhe tha: Filozofia sociale e perëndimit ka dështuar dhe shembull i qartë i saj është korrupsioni që nis nga Hollivudi e vazhdon deri në Pentagon. . Lideri suprem e cilësoi tepër të rëndësishme përballjen me influencën e armikut dhe tha: Armiku synon të bëjë atë që nuk arrin ta bëjë me mjete ushtarake dhe me influencë dhe me programin afatgjatë 2030 synon të edukojë njerëz që mendojnë si ai dhe pas kësaj të zbatojë planet e veta për grabitjen e kombeve. Sot rruga për të mbizotëruar dhe sunduar kombet nuk është e domosdoshme kryerja e një lufte. Sistemi i arrogancës duke përdorur metoda të ndryshme mundohet të ndikojë tek brezat e ardhshëm nëpërmjet mendimit, kulturës, pikëpamjes dhe preferencës në çështjet botërore dhe të edukojë në këtë mënyrë intelektualë dhe politikanë që mendojnë sipas mendimit të tyre. Lideri suprem kritikoi dokumentin 2030 të UNESCO-s, pasi ky dokument ka të njëjtin objektiv. Për këtë duhet më shumë kujdes për të zbuluar dhe njohur shtresat e fshehura që ndjekin qëllimet e armiqve dhe për këtë është e nevojshme hartimi i strategjive të duhura dhe efikase për të ngritur sa më lartë aktivitetin e arsimimit të duhur në vend. Mirëpo në pjesën tjetër të fjalimit të lideri suprem, ai vuri theksin në veprimin më të fundit të EBA në normalizimin e marrëdhënieve me regjimit sionist. Ai theksoi se ky veprim i gabuar ka rëndësi kyçe pasi në të ardhmen ai mund të ndikojë tek kombet por edhe më tej duke shkaktuar dëme dhe pasoja. Lideri suprem i Revolucionit Islamik veprimin e fundit të EBA në normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist e cilësoi tradhti ndaj botës islame, botës arabe, vendeve të rajonit dhe çka është më e rëndësishme ndaj çështjes palestineze. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik deklaroi: Kjo gjendje nuk do të vazhdojë shumë por njolla e turpit do të mbesë mbi ballin e atyre të cilët pushtimin e një vendi dhe dëbimin e kombit palestinez e kanë harruar duke i hapur rrugën sionistëve në rajon. Lideri suprem i revolucionit pasi shprehu keqardhje nga bashkëpunimi i EBA me veprimet dashakeqe të regjimit sionist dhe elementë të djallëzuar të këtij regjimi me në krye Amerikën kundër botës islame dhe rajonit, deklaroi: Shpresojmë që emiratasit të zgjohen sa më shpejt dhe të pendohen për këtë që kanë bërë. Amerika duke e konsideruar të ligjshëm pozitën e regjimit sionist në botën arabe dhe ummetin islam kërkon të krijojë marrëdhënie diplomatike dhe ekonomike mes këtij regjimi dhe vendeve arabe. Nga kjo strategji Amerika së pari synon të realizojë objektivin e uljes së rëndësisë së dialogut të rezistencës dhe qëndresës dhe zëvendësimin e tij me rrjedhën e kompromisit brenda të ashtuquajturës Marrëveshje e Shekullit. Së dyti Amerika synon të arrijë fundosjen e sigurisë dhe ekonomisë së vende që kanë vendosur lidhje me regjimin sionist. Historia ka treguar se asnjë vend nuk ka përfituar nga aspekti ekonomik, politik dhe i sigurisë nga vendosja e marrëdhënieve me regjimin sionist, por përkundrazi ajo është bërë shkak për fundosjen nga brenda.