Ghalibaf: Kombi iranian kurrë nuk do të falë pasojat e sanksioneve amerikane
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, duke deklaruar se shkelja e zotimeve të të tjerëve në marrëveshjen bërthamore është një nga kujtimet e hidhura për iranianët, deklaroi: "Kombi iranian kurrë nuk do të falë dëmin e shkaktuar nga sanksionet e SHBA".
Të Dielën Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, Muhamed Bagher Ghalibaf, gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm Zviceran Ignazio Cassis në Teheran shtoi: Populli iranian është pesimist ndaj Shteteve të Bashkuara për shkak të sanksioneve të njëanshme, mizore dhe të paligjshme. Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, duke theksuar se Evropa në formë të pavarur ka aftësinë për të vendosur marrëdhënie me Iranin, shtoi: Evropa nuk duhet të ndikohet nga politikat e SHBA, veçanërisht pasi veprimet e Uashingtonit kanë krijuar paqëndrueshmëri dhe pasiguri në rajonin e Azisë Perëndimore. Ministri i Jashtëm zviceran gjithashtu tha se sot Irani vuan problemet ekonomike të shkaktuara nga sanksionet shtypëse dhe të padrejta dhe tha: Kanali financiar që është hapur kohët e fundit midis Iranit dhe Zvicrës po ndihmon rrjedhën e të ardhurave të Teheranit, veçanërisht në fushën e ushqimit dhe ilaçeve, e cila, natyrisht, është e vogël dhe duhet të zgjerohet. Ignazio Cassis, duke iu referuar pranisë së disa kompanive zvicerane në Iran shtoi: Përkundër sanksioneve ekzistuese, kompanitë e mëdha zvicerane janë akoma të pranishme në Iran dhe vazhdojnë aktivitetin e tyre.