Urime për përvjetorin e çlirimit të Khorramshahrit
Sot, e enjte, më 3 Khordad (23 maj), që është përvjetori i çlirimit të Khorramshahrit, qytet në jugperëndim të Iranit, është dita e rezistencës, sakrificës dhe fitores.
Gjatë gjithë viteve të Mbrojtjes së Shenjtë, janë shënuar ditë të mëdha, madhështia dhe rëndësia e të cilave do të mbeten gjithmonë në mendje. 3 Khordadi (23 Maji), dita e çlirimit të Khorramshahrit gjatë luftës tetëvjeçare të imponuar nga regjimi baathist i diktatorit të vdekur të Irakut Saddamit, kundër Iranit, është gjithashtu një nga krenaritë e periudhës tetëvjeçare të Mbrojtjes së Shenjtë. Çlirimi i Khorramshahrit ishte një nga qëllimet më të rëndësishme të operacionit "Bejtul Mukaddes" në vitin 1982. Ky qytet u çlirua pas 578 ditësh nga pushtimi i regjimit baathist të Irakut. Epopeja e çlirimit të Khorramshahrit në të gjitha dimensionet e saj, duke përfshirë dimensionin ushtarak, epik dhe kulturor, është një pikë kthese e rëndësishme në historinë e Revolucionit Islamik të Iranit dhe fryma e kombit iranian që kundërshton sundimin e të huajve, tashmë është edhe më e fortë dhe më e qëndrueshme se më parë dhe është ende në rrugën e rritjes. 3 Khordadi (23 Maji) nuk është vetëm një kujtesë e çlirimit të Khorramshahrit, por edhe një kujtim i sakrificave dhe i qëndresës së admirueshme të mbrojtësve të Iranit Islamik kundër forcave pushtuese. Sot, Irani dhe iranianët e nderojnë edhe një herë kujtimin e çlirimit të Khorramshahrit.