-
Forcat izraelite nisin një inkursion të thelluar në disa zona të jugut të Libanit
Dhjetor 26, 2024 13:26"Armiku izraelit vazhdon të shkelë marrëveshjen e armëpushimit," tha ushtria libaneze në një deklaratë, duke shtuar se forcat izraelite të enjten kanë rrëmbyer një qytetar libanez. "Forcat izraelite janë infiltruar në disa pika në zonat e Qantarës, Adshit al-Qusayr dhe Wadi al-Hujayr në jug."
-
Irani ndan dhimbjen dhe u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave të rrëzimit të avionit azerbajxhanas
Dhjetor 26, 2024 06:38Duke iu referuar incidentit fatkeq të rrëzimit të avionit të pasagjerëve të Republikës së Azerbajxhanit, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ndau dhimbjen dhe shprehu ngushëllimet e qeverisë iraniane për qeveritë dhe popujt e Republikës së Azerbajxhanit, Rusisë, Kazakistanit dhe Kirgizistanit, veçanërisht me familjet dhe të afërmit e viktimave.
-
Luftëtarët e Hamasit shkatërruan një helikopter Apache të regjimit sionist
Dhjetor 26, 2024 06:36Batalionet "Dëshmori Izzeddin Al-Kassam", krahu ushtarak i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Hamas njoftuan për shkatërrimin e një helikopteri Apache të regjimit sionist nga luftëtarët e kësaj lëvizjeje.
-
Martirizohen 5 gazetarë të tjerë nga regjimi sionist në Rripin e Gazës
Dhjetor 26, 2024 06:34Ushtria izraelite vrau pesë gazetarë të tjerë palestinezë, të cilët po kryenin detyrat e tyre të raportimit.
-
Zemërimi i regjimit sionist nga mbështetja e Papës për popullin e Gazës
Dhjetor 26, 2024 06:32Pasi Papa Françesku, lideri shpirtëror i botës katolike, kritikoi luftën në Rripin e Gazës, Ministria e Punëve të Jashtme të regjimit sionist thirri ambasadorin e Vatikanit në territoret e pushtuara palestineze, Adolfo Tito Yllana, për ta qortuar.
-
Netanyahu kërcënon Ansarullahun e Jemenit
Dhjetor 26, 2024 06:30Kryeministri i regjimit sionist kërcënoi Ansarullahun e Jemenit me sulme më të rënda.
-
Erdogan: Kurdët e Sirisë, ose do të dorëzojnë armët, ose do të varrosen
Dhjetor 26, 2024 06:29Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke lavdëruar Ahmed al-Shara' (al-Xholani), tha: "Forcat e armatosura kurde në Siri, ose do t'i ulin armët ose do të varrosen atje me armët e tyre."
-
Krishtlindje të përgjakura në Ukrainë
Dhjetor 26, 2024 06:25Në ditën e Krishtlindjes, Rusia shënjestroi infrastrukturën e Ukrainës nëpërmjet sulmeve të rënda me raketa dhe dronë.
-
Lideri Suprem lëshon mesazh me rastin e Krishtlindjes
Dhjetor 25, 2024 16:44Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetollah Ali Khamenei ka publikuar një mesazh në përvjetorin e ditëlindjes së hazretit Isa (a.s).
-
Presidenti i Iranit uron Papa Françeskun për lindjen e Jezu Krishtit
Dhjetor 25, 2024 16:41Në një mesazh drejtuar Papa Françeskut, Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka përcjellë urimet e tij me rastin e përvjetorit të lindjes së hazretit ISA (a.s.).