-
Iravani: Mbështetja e Iranit për Sirinë do të vazhdojë deri në shkatërrimin e plotë të terrorizmit
Dhjetor 04, 2024 06:56Përfaqësuesi i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara tha në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së: "Republika Islamike e Iranit mbetet e palëkundur në mbështetjen e qeverisë së Sirisë dhe popullit të saj në luftën e saj të drejtë e të vendosur kundër terrorizmit."
-
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara miratoi mbajtjen e 'Konferencës për Paqe në Palestinë'
Dhjetor 04, 2024 06:55157 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara miratuan një rezolutë, pavarësisht kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe regjimit izraelit, në bazë të së cilës, në qershor të vitit të ardhshëm në Nju Jork do të mbahet një konferencë paqeje për zgjidhjen paqësore të Çështjes Palestineze.
-
Sulme ajrore ruse dhe siriane ndaj pozicioneve të terroristëve
Dhjetor 04, 2024 06:53Në të njëjtën kohë me përleshjet e ashpra në lindje të Alepos dhe në veri të provincës Hamah, avionët luftarakë rusë, po ashtu edhe ata sirianë bombarduan rëndë bazat e terroristëve në provincën Idlib.
-
Guterres: Situata në Gaza është e tmerrshme dhe katastrofike
Dhjetor 04, 2024 06:52Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përmes një deklarate theksoi se "kushtet me të cilat po përballen palestinezët aktualisht në Rripin e Gazës, me siguri arrijnë në nivelin e krimeve më të rrezikshme ndërkombëtare" dhe se "situata atje është e tmerrshme dhe katastrofike".
-
Media e regjimit sionist: Luftëtarët e Hamasit i janë kthyer luftës guerile
Dhjetor 04, 2024 06:50Gazeta në gjuhën hebreje "Yediot Aharonot" shkroi në një raport: "Luftëtarët e Hamasit në veri të Rripit të Gazës janë të ndarë në grupe të vogla dhe kanë adoptuar metodën e luftës guerile."
-
Bisedime të fshehta mes Anglisë dhe Francës për dërgimin e trupave në Ukrainë
Dhjetor 04, 2024 06:49Anglia dhe Franca po zhvillojnë bisedime sekrete për mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë për të garantuar sigurinë, nëse arrihet një marrëveshje armëpushimi.
-
Hiqet ligji ushtarak në Korenë e Jugut, mundësia e thirrjes në interpelancë të presidentit
Dhjetor 04, 2024 06:47Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut, në një mbledhje urgjente që u mbajt pasi presidenti koreano-jugor Yoon Suk Yeol lëshoi urdhrin për gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake, votuan për anulimin e këtij urdhri.
-
Pezeshkian: Irani do të bëjë çmos për të luftuar terroristët në koordinim me fqinjët
Dhjetor 03, 2024 16:37Presidenti iranian Massoud Pezeshkian ka theksuar vendosmërinë e Iranit për të shfrytëzuar të gjitha potencialet që ka në dispozicion që në koordinim me vendet fqinje të përballet me terroristët që mbjellin kaos në rajon.
-
Irani i gatshëm të marrë në konsideratë vendosjen e trupave në Siri
Dhjetor 03, 2024 16:32Irani është i përgatitur të marrë në konsideratë vendosjen e trupave në Siri, nëse Damasku bën një kërkesë zyrtare, tha Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi.
-
A e kompenson pompimi i terroristëve në Siri dështimin e regjimit izraelit përball Rezistencës?
Dhjetor 03, 2024 16:31ParsToday- Sipas një analisti, terroristët e mbetur nga lufta në Siri dhe Irak nuk janë më të fortë se ISIS dhe kjo e bën më të lehtë detyrën e spastrimit të rajoneve për rezistencën.