-
Për shkak të frikës së sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Pentagoni urdhëroi dërgimin e nëndetëses së tij bërthamore në rajon
Gusht 12, 2024 06:32Ndërsa rajoni po përgatitet për operacionet e Iranit dhe grupeve të Rezistencës pas vrasjes së Ismail Haniyeh nga sionistët, Pentagoni njoftoi se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, urdhëroi vendosjen në rajon të nëndetëses bërthamore USS Georgia me raketa të orientuara.
-
Kamala Harris: Tashmë është koha për një armëpushim në Gaza
Gusht 11, 2024 07:36Kandidatja demokrate për presidencën amerikane, Kamala Harris, tha në fjalimin e saj të fushatës në Arizona se tani ka ardhur koha për një marrëveshje armëpushimi në luftën e Izraelit kundër Gazës.
-
CNN: Izraeli bombardoi shkollën "Al-Tabi'in" në Gaza me një bombë amerikane
Gusht 11, 2024 07:34Një media amerikane raportoi të shtunën mbrëma se bombardimi i shkollës "Al-Tabi'in" në qytetin e Gazës nga ana e ushtrisë së regjimit sionist, është kryer me anë të përdorimit të një arme të dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Tel Avivin.
-
SHBA do t'i sigurojë Izraelit 3.5 miliardë dollarë ndihmë ushtarake shtesë
Gusht 10, 2024 17:25Administrata e Presidentit Joe Biden ka njoftuar planet për të dërguar një ndihmë shtesë prej 3.5 miliardë dollarësh në Izrael për t'i shpenzuar për armë dhe pajisje ushtarake të prodhuara nga SHBA-ja në mes të sulmit disamujor të regjimit sionist kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.
-
Harris kryeson në tri shtetet kryesore kundër Trumpit
Gusht 10, 2024 17:20Sipas sondazhit të kryer nga gazeta më e madhe amerikane, The New York Times, kandidatja demokrate, Kamala Harris kryeson kundër republikanit Trump në shtetet e Pensilvanisë, Michigan-it dhe Wisconsin-it, të cilat janë shumë të rëndësishme për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
-
Ndihmë e re ushtarake amerikane prej 125 milionë dollarësh për Ukrainën
Gusht 10, 2024 07:18John Kirby, zëdhënësi dhe koordinatori i komunikimeve strategjike të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, njoftoi për ndihmën e re ushtarake prej 125 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kievin në të njëjtën kohë me sulmin e befasishëm dhe avancimin e forcave ukrainase në territorin rus.
-
Irani as nuk synon dhe as nuk ka plane të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së
Gusht 09, 2024 17:14Misioni i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara thotë se Irani nuk ka as synim dhe as plane për të kryer sulme kibernetike apo për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.
-
Sanders: Populli amerikan nuk e përkrah luftën brutale të Netanyahut në Gaza
Gusht 08, 2024 05:38Bernie Sanders, një përfaqësues i pavarur i Senatit Amerikan, bëri thirrje për një armëpushim midis regjimit sionist dhe Hamasit dhe theksoi: "Populli amerikan nuk e mbështet luftën brutale të Benjamin Netanyahut në Gaza."
-
Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e armëpushimit në Gaza është e disponueshme
Gusht 07, 2024 17:16Zëdhënësi dhe koordinatori i komunikimeve strategjike i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë pretendoi se një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimi i pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit është i arritshëm.
-
Irani: Perëndimi ka humbur dinjitetin duke mbështetur Izraelin në fushatën gjenocidale ndaj Gazës
Gusht 06, 2024 17:35Irani deklaroi se kampi perëndimor ka humbur dinjitetin dhe nderin e tij duke dhënë ndihmën e tij të pakufizuar për Izraelin në fushatën e vdekjes, shkatërrimit dhe gjenocidit në Rripin e Gazës.