-
Propozohet kabineti i qeverisë së re të Gjermanisë
Shkurt 26, 2018 11:51Në përpjekjen e saj për të krijuar një qeveri, kancelarja gjermane Angela Merkel ka propozuar 6 kandidatë nga radhët e Kristian-Demokratëve për postet ministrore. Lista e kancelares përfshin aleatë të vjetër të saj por edhe rivalë të rinj, ndërkohë që bie në sy dominimi i kandidateve femra si dhe mosha e re e kabinetit të ardhshëm.
-
NATO e shqetësuar për mungesën e gatishmërisë ushtarake në Gjermani
Shkurt 20, 2018 15:50Shqetësimi i NATO-s për reduktimin gradual të gatishmërisë luftarake të Gjermanisë për të luajtur rolin komandues të forcave për reagim të shpejtë të NATO-s, është bërë shkak për shtimin e presionit kundër Berlinit për të mënjanuar mungesën e pajisjeve ushtarake të veta.
-
Kryeministrja britanike takon sot kancelaren Merkel
Shkurt 16, 2018 22:16Kryeministrja britanike, Theresa May do të udhëtojë sot drejt Berlinit për t’u takuar me lideren gjermane, Angela Merkel, derisa po negociohet marrëveshja për Brexit me Bashkimin Evropian, transmeton Reuters.
-
Merkel: Marrëveshja për koalicionin ishte e dhimbshme
Shkurt 12, 2018 20:09Një marrëveshje e dhimbshme, por e pranueshme. Kështu e ka përshkruar kancelarja gjermane Angela Merkel akordin e arritur me Partinë Social-Demokrate për qeverisjen e vendit.
-
Marrëveshja përfundimtare e partive kryesore gjermane për të formuar një qeveri koalicioni
Shkurt 07, 2018 16:15Pas një nate të gjatë negociatash, marrëveshja e koalicionit të madh në Gjermani arriti të marrë formën e saj përfundimtare.
-
Gjermania me qeveri, konservatorët e Merkel dhe SPD arrijnë marrëveshje
Shkurt 07, 2018 11:24Socialdemokratët e qendrës së majtë të Gjermanisë (SPD) kanë arritur marrëveshjen për koalicionin qeveritar me konservatorët e kancelares Angela Merkel (CDU / CSU), sipas raporteve të medias.
-
Mosmarrëveshje serioze për formimin e koalicionit në Gjermani
Shkurt 03, 2018 15:13Kancelarja gjermane njoftoi se ka dallime serioze në formimin e një qeverie koalicioni në vend. Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi të premten se ka pasur dallime serioze me Partinë Social Demokratike gjatë raundit të fundit të bisedimeve mbi formimin e një qeverie koalicioni.
-
Koalicioni në Gjermani, negociatat “ngecin” në çështjen e refugjatëve
Janar 29, 2018 12:536 orë bisedime të nivelit të lartë për krijimin e koalicionit qeverisës në Gjermani kanë “ngecur” në çështjen e refugjatëve. Negociatorët deklaruan shtyrjen e mëtejshme të bisedimeve, ndërkohë që theksuan vendosmërinë për të gjetur zgjidhje për çdo çështje që shqetëson konservatorët e zonjës Merkel dhe Social-Demokratët e zotit Shulc.
-
Evropa duhet të dalë nga vorbulla e Amerikës
Janar 26, 2018 08:26Christof Leitl kreu i dhomës së tregtisë në Evropë ka kritikuar Amerikën për qëndrimet e saj të njëanshme sidomos në çështjen e sanksioneve dhe ka thënë se Evropa duhet të distancohet dhe të largohet nga rrethina e Amerikës. Ai tha se politika mbështetëse e Amerikës nuk është një politikë e drejtë. Ndërsa Maria Cecila Naves, hulumtuese nga Franca thotë se politikat e Donald Trump kanë për qëllim t’i japin fund pluralizmit në botë.
-
Gjermania ndal eksportin e armëve në Turqi
Janar 25, 2018 17:40Gjermania ka ngrirë të gjitha vendimet për eksportet e armëve të ardhshme, duke përfshirë modernizimin e "tankeve leopard" të Turqisë, mes operacionit të Ankarasë në Afrin.